Të fundit | “The Guardian” s’ka publikuar artikull me pretendimin se si do të përfundoj… Të fundit | Me citat të vjetër nga Policia, u raportua pa bazë për arrestimin e Ikballe… Të fundit | Edona Llalloshi mohon se ka komentuar “Ti jap unë do vota” për Adelina Thaç… Të fundit | Titull i rremë në emër të BBC-së për rastin ndaj Thaçit Të fundit | Pretendohet pa fakte se paralajmërimi i aktakuzës për sulmin ndaj Jasharëve… Të fundit | Kosova e 47-ta dhe jo e 55-ta në IGP në kategorinë e militarizimit Të fundit | Pretendohet pa fakte se LDK-ja i ka ofruar kushte LVV-së për koalicion Të fundit | SMS mashtrues në emër të KRU “Prishtina” Të fundit | Pretendohet pa bazë në titull se një deputet i pakicave i ka thënë PO Kurti… Të fundit | Si u shndërrua paralajmërimi i aktakuzës për sulmin ndaj Jasharëve në narra…
[ ARTIKULLI ]

Influencuesit francezë të rrjeteve sociale, marrin oferta të majme për të shpërndarë postime kundër vaksinës Pfizer

HIBRID

Influencues të shumtë në rrjete sociale nga Franca, kanë bërë të ditur se kanë pranuar oferta të çuditshme financiare, për të shpërndarë propagandë negative për vaksinat Pfizer.

Ata kanë thënë se, disa agjenci që pretendojnë se janë nga Mbretëritë e Bashkuara, i kanë kontaktuar ata, duke iu ofruar “partneritet”.

Léo Grasset, i cili ka 1.17 milion përcjellës në YouTube, ka bërë një postin në Tweeter (në frëngjisht) ku thotë se “një buxhet kolosal” i është premtuar nga një klient “i cili kërkon të mbetët anonim”.

Ai ka shtuar se adresa që i është dhënë nga kjo agjenci, duke të jetë false.

Ai ka thënë se profilet e personave që kishin ofruar këtë lloj “partneriteti”, ishin fshirë pas një kohe, por jo para se ta kuptonte se “që të gjithë ata kishin punuar në Rusi”.

Léo Grasset postoi ato që ai tha se ishin udhëzime nga agjencia, duke e nxitur atë të mos përdorte fjalë të tilla si “reklamë” ose “video e sponsorizuar” nëse do të pranonte ofertën e partneritetit.

“Paraqisni materialin si pamjen tuaj të pavarur”, thuhej në email.

Ai gjithashtu tha se i këta persona i kërkonin që të përhapte në mesin e ndjekësve të tij një pretendim të rremë se niveli i vdekjeve midis të vaksinuarve nga Pfizer është pothuajse tre herë më i lartë sesa midis atyre që kanë marrë AstraZeneca.

Disa Influencues tjerë francezë të rrjeteve sociale, që janë të përfshirë në fushën e shëndetit dhe shkencës, thanë se ishin kontaktuar me një ofertë të ngjashme.

Et Ça Se Dit Médecin, një praktikant spitali me më shumë se 85,000 ndjekës të Instagram, i tha BFMTV të Francës se atij iu ofruan 2,050 € për një histori prej 30 sekondash në llogarinë e tij.

Ndërkohë, Ministri Francez i Shëndetësisë Olivier Véran i tha BFMTV se nuk e di nga vjen kjo [ofertë partneriteti], nga Franca apo jashtë saj. “Është patetike, është e rrezikshme, është e papërgjegjshme dhe nuk funksionon”, tha ai.

(Artikull nga BBC)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere