Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Në urdhrin e Biden nuk përmenden Kurti e Berisha

HIBRID

Portali “gazetametro.net” ka publikuar një artikull me titull “Biden godet Kurtin dhe Berishën: Do t’i fusim në listë të zezë të gjithë zyrtarët në Ballkan që nuk i respektojnë marrëveshjet ndërkombëtare”.

Dje më 8 qershor, presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka nxjerrë një urdhër të ri ekzekutiv, i cili përfshin Ballkanin Perëndimor. Ky urdhër parashikon bllokim prone dhe ndalim të hyrjes në SHBA të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

Por, portali “gazetametro.net” ka aluduar se ky urdhër nga presidenti Biden ka prekur indirekt kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin, si dhe ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, ky i fundit ditë më parë u shpall edhe person non-grata në SHBA.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk përputhet në asnjë rast me njoftimin e bërë nga Presidenti amerikan lidhur me këtë urdhër. Pra, “gazetametro.net” është munduar t’i jap kahje tjetër këtij urdhri, duke aluduar se indirekt është prekur Kurti dhe Berisha.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “gazetametro.net”:

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA’së), Joe Biden ka zgjeruar fushëveprimin e aktit Bllokimi i Pronës së Personave që Kërcënojnë Përpjekjet Stabilizuese në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë këtu në mënyrë indirekte kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili disa herë kishte bërë përpjeke për destabilizim të vendit, e madje kishte penguar edhe marrëveshjet me Serbinë. Biden nuk la përmendur as Shqipërinë, ku në mënyrë indirekte goditet edhe Sali Berisha, i cili së fundi është shpallur person non-grata nga SHBA’të, shkruan Gazeta Metro.

Joe Biden ka nxjerrë një urdhër të ri ekzekutiv që përfshin Ballkanin Perëndimor. Urdhri parashikon bllokim prone dhe ndalim të hyrjes në SHBA të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor

Vegëza e artikullit të publikuar në “gazetametro.net”:

https://gazetametro.net/biden-godet-kurtin-dhe-berishen-do-ti-fusim-ne-liste-te-zeze-te-gjithe-zyrtaret-ne-ballkan-qe-nuk-i-respektojne-marreveshjet-nderkombetare/?fbclid=IwAR2cYMFDHS3qTkofvCgq4QD_7DIJHy2dMgXqyw0K1HyvtEcZVOIthfnJBdg

Sipas urdhrit ekzekutiv të firmosur nga Biden, përfshihen personat që kontribuojnë në kërcënimin e paqes, sigurisë, stabilitetit ose integritetit territorial të çdo zone ose shteti, përgjegjës ose bashkëpunëtor, ose të përfshihesh drejtpërdrejt ose indirekt në veprime ose politika që minojnë proceset demokratike ose institucionet në Ballkanin Perëndimor.

Urdhri i Biden në gjuhën angleze:

https://www.whitehouse.gov/briefing-room/presidential-actions/2021/06/08/executive-order-on-blocking-property-and-suspending-entry-into-the-united-states-of-certain-persons-contributing-to-the-destabilizing-situation-in-the-western-balkans/


Analiza:

“Gazetametro.net” ka publikuar këtë artikull duke i dhënë titull të sajuar, i cili në asnjë rast nuk përputhet me përmbajtjen në tekst.

Ky portal ka aluduar se urdhri i lëshuar nga presidenti Biden, prek indirekt Kurtin dhe Berishën, por një gjë e tillë nuk përmendet askund.

Në urdhrin e firmosur nga Biden, ndër të tjera thuhet se përfshihen persona që kontribuojnë në kërcënimin e paqes, sigurisë, stabilitetit ose integritetit territorial të çdo zone ose shteti. Pra në këtë urdhër nuk përmendet asnjë emër, siç pretendohet në titullin e këtij artikulli të publikuar nga “gazetametro.net”. Në përmbajtje të këtij artikulli, është përmendur mundësia që Kurti të futet në këtë listë në bazë të, siç e përshkruajnë, “përpjekjeve të tij për destabilizim të vendit, e madje duke penguar edhe marrëveshjet me Serbinë”. Mirëpo, ky është një aludim i vet autorit, i cili nuk mund ta argumentojë pretendimin e bërë në titull që “Biden godet Kurtin dhe Berishën”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere