Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Kosova ndër vendet nga ku janë krijuar e shpërndarë dezinformata lidhur me zgjedhjet në Australi

HIBRID

Jacob Wallis nga Instituti Australian për Politika Strategjike, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se ka të dhëna që shtetet po shfrytëzojnë grupe me pagesë nëpër rrjetet sociale – që kryesisht përhapin dezinformata – me qëllim të shtrirjes së ndikimit.

Wallis, udhëheqës i programit për operacione të informimit dhe dezinformimit në Kanbra, ka përmendur se Kosova, bashkë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kanë qenë të përfshira në përhapjen e dezinformatave në zgjedhjet federale të mbajtura më 2019 në Australi.

Ai thotë se një nga arsyet pse aktivitete të tilla zhvillohen në vendet si Kosova është motivi financiar dhe pak mundësi për personat e përfshirë në këto aktivitete, që të merren me diçka më të madhe.

Për këtë arsye, ai beson se qeveritë duhet të punojnë me këto grupe, për t’i nxitur ato që kapacitetet t’i drejtojnë në diçka më kreative.

Sipas tij, qeveritë duhet të bashkëpunojnë, dhe jo të armiqësohen me platformat e rrjeteve sociale, sepse siç thekson ai, nga një ambient i tillë bashkëpunimi përfitojnë shoqëritë.

(Artikulli i plotë në Radio Evropa e Lirë në gjuhën shqipe)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere