Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Masat e paraqitura në artikull, i përkasin një periudhe tjetër

HIBRID

Portali i dyshimtë “readkoala.com” me datën 29 gusht ka publikuar një artikull me titull tendencioz “Ndalohen tërësisht pishinat, xhamitë, dasmat… ja çfarë parasheh gjendja e jashtëzakonshme në Kosovë”.

Nga kontrollimi i fakteve i kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull është i vjetër, i cili u publikua nga Indeksonline.net me datë 11 korrik 2020, atëherë kur Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) qeveriste me vendin.

Pra, ky portal qëllimshëm ka publikuar këtë artikull të vjetër, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual duke dezinformuar lexuesit.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

Ndalohen tërësisht pishinat, xhamitë, dasmat… ja çfarë parasheh gjendja e jashtëzakonshme në Kosovë

Gjatë ditës së sotme liderët e institucioneve kanë paralajmëruar që do të shpallet gje ndje e jashtëzakonshme në Kosovë për shkak të numrit të rrijes të të infe ktuarve me koronavirus.IndeksOnline mëson nga burimet e saj se në Kosovë pas shpalljes së gje ndjes së jashtëzakonshme bartja e maskave do të mbetet obligative në çdo hapësirë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “readkoala.com”:

https://readkoala.com/show/2021/08/29/ndalohen-teresisht-pishinat-xhamite-dasmat-ja-cfare-parasheh-gjendja-e-jashtezakonshme-ne-kosove/?fbclid=IwAR1uxAVvw2sy6Za8PxVxwqL14zACy6PQekiu_Pn46uWdUz24OcypACD1BPI

https://indeksonline.net/shpallja-e-gjendjes-se-jashtezakonshme-ne-kosove-nuk-do-te-kete-bllokim-te-plote21/


Ky artikull i vjetër është trajtuar edhe më herët nga hibrid.info, i cili ishte publikuar nga portali i dyshimtë “specialja.com” në tetor të vitit të kaluar, por me një titull tjetër të sajuar.


Analiza:

Portali i dyshimtë “readkoala.com” ka publikuar një artikull të vjetër me pretendimin ta paraqesë atë si aktual. Lajme të tilla hasen shumë shpesh, të cilat kanë qëllim të dezinformojnë lexuesit, si dhe t’i tërheqin ata që të klikojnë në këto lajme.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere