Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Kujt duhet t’i besohet kur marrim informacione per vaksinat?

HIBRID

Ekspertët mjekësorë vazhdojnë të thonë se mënyra më e mirë për të marrë informacion në lidhje me vaksinën anti-Covid është të kërkohen këshilla të profesionistët e besuar të kujdesit shëndetësor.

Ekspertët e shëndetit thonë se keqinformimi për vaksinat ka luajtur rol të madh te njerëzit të hezitojnë për t’u mos u vaksinuar.

Është e rëndësishme të mendohet në mënyrë kritike se nga e mirren informacionet, veçanërisht kur bëhet fjalë për vaksinën , shkruan rocketcitynow.com.

“Ne nuk do të ndalojmë variantin Delta, nuk do të ndalojmë COVID -in derisa bota të vaksinohet”, tha drejtoresha e Qendrës për Kërkimin e Imunizimit dhe profesoresha e Shkollës së Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg, Anna Durbin.

Një arsye pse njerëzit mund të jenë në mëdyshje rreth vaksinimit, është fakti se ka shumë raste që edhe personat e vaksinuar kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, por mjekët thonë se njerëzit e vaksinuar kanë tendencë të kenë simptoma shumë më të buta të virusit.

“Vaksinat kundër COVID vazhdojnë të tregohen shumë, shumë efektive në parandalimin e shtrimeve në spital, infeksioneve të rënda dhe vdekjeve në mesin e të vaksinuarve”, shtoi Durbin.

“Shumica e këtyre infeksioneve, kanë ashpërsi të butë. Kjo do të thotë që mund të keni ethe, të ndieni dhimbje, të ndiheni të lodhur, por nuk do të keni gulçim, të keni nevojë të shkoni në spital ose të përfundoni në një ventilator “, përfundoi ajo.

Ekspertët mjekësorë vazhdojnë të thonë se mënyra më e mirë për të marrë informacion në lidhje me vaksinën, dhe nëse rekomandohet për ju apo jo, është të kërkoni këshillën e një ofruesi të besuar të kujdesit shëndetësor.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere