Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Biden-it nuk i shkruan letër ministri grek për njohje të Kosovës, por një personalitet tjetër

HIBRID

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Ministri grek ia shkruan një letër Biden-it: Greqia t’a njohë Kosovën”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli është i shkruar gabim, pasi ministri grek nuk i ka shkruar letër presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, por një gjë të tillë e ka bërë ish-Kongresisti Joe DioGuardi, i cili është kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

DioGuardi i dërgoi letër presidentit Biden për dy çështje kryesore për të cilat SHBA duhet t’i bëjnë presion Greqisë për të vepruar menjëherë: njëra për ta njohur Kosovën si shtet i pavarur dhe e dyta për ta shfuqizuar “Ligjin për Luftë me Shqipërinë nga viti 1940”.

Kosova-sot.info është portal nga Kosova, por mbulon edhe ngjarje ndërkombëtare dhe me këtë titull të vendosur mund të dezinformojë lexuesit.


Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

Sekretari i Shtetit i SHBA-ve Anthony Blinken është takuar me Ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias për të diskutuar çështje të interesit për të dyja vendet, duke përfshirë edhe gjendjen në Ballkanin Perëndimor, shkruan syri.net Kosova.

Vetëm tri ditë para këtij takimi, më 11 tetor 2021, ish-Kongresisti Joe DioGuardi, Kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i dërgoi letër Presidentit Biden një letër për dy cështje kryesore për të cilat SHBA duhet t’i bëjnë presion Greqisë për të vepruar menjëherë: njëra, për ta njohur Kosovën si shtet i pavarur, dhe e dyta, për ta shfuqizuar “Ligjin për Luftë me Shqipërinë nga viti 1940.”


Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/575195/ministri-grek-ia-shkruan-nje-leter-biden-it-greqia-ta-njohe-kosoven/


Analiza:

Portali “kosova-sot.info” në këtë artikull të publikuar ka vënë titull të gabuar, por pa qëllim të dezinformimit të lexuesve.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere