Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi për vdekjen e Fatos Nanos është i pavërtetë

HIBRID

Portali i dyshimtë “newstoday74.com” ka publikuar një artikull me titull tendencioz “Dhimbje e Madhe: Ndahet lajm shumë i hidhur për liderin historik Fatos Nano”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Gjithashtu, lajmi është i vjetër, i cili është publikuar më 28 maj të këtij viti.

Atëkohë,  ish kryeministri i Shqipërisë Fatos Nano, kishte shfaqur probleme shëndetësore, ku është parë duke hyrë me karrocë në një spital privat.

Pra, nuk ka “asnjë lajm aktual e të hidhur” për ish kryeministrin shqiptar, siç pretendohet rrejshëm në titullin e artikullit të publikuar në “newstoday74.com”.

Vegëza e artikullit të publikuar në “newstoday74.com”:

https://newstoday74.com/2021/10/30/dhimbje-e-madhe-ndahet-lajm-shume-i-hidhur-per-liderin-historik-fatos-nano/?fbclid=IwAR0ShswRx1mSrcSuKYjgPO1aWGkDMF98YcBQ0ezhqoPTn3KDQqchcRYW7js

I njëjti artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në Facebook, nga faqja “Në Kohë”, e cila numëron mbi 400 mijë ndjekës.

Në bazë të komenteve në këtë artikull, shihet se lexuesit janë dezinformuar me këtë titull të rremë, ku kanë dhënë komente ngushëlluese për ish kryeministrin Nano.

https://www.facebook.com/nekohe/posts/244240554403845


Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar në kohë reale në disa medie online në Shqipëri.

https://www.balkanweb.com/probleme-shendetesore-per-fatos-nanon-ish-kryeministri-dergohet-ne-spital-shoqerohet-nga/

http://www.panorama.com.al/video-ish-kryeministri-fatos-nano-ne-gjendje-jo-te-mire-shendetesore-transferohet-ne-spital/


Analiza:

Portali i dyshimtë “newstoday74.com” ka publikuar një artikull të vjetër rreth përkeqësimit të shëndetit të ish kryeministrit shqiptar, Fatos Nano, të cilin është munduar ta paraqes si aktual, duke i vënë titull të rremë.

Nga analiza e kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere