Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë: Nuk ka argumente që dëshmojnë se Thaçi ka gjendje jo të mirë shëndetësore

HIBRID

Pretendim i rremë: Nuk ka argumente që dëshmojnë se Thaçi ka gjendje jo të mire shëndetësore

Portali i dyshimtë “lajmefree.com” ka publikuar një artikull me pretendim të rremë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, del që titulli i këtij artikulli është i rremë dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në tekst gjendet një shkrim autorial i vjetër, i shkruar nga Faton Mehmeti, i publikuar më 16 maj 2020 në portalin “botasot.info”.

Mehmeti kishte shkruar atëkohë se Thaçi nuk u ndje mirë në emisionin e gazetarit shqiptar, Çim Peka e që sipas tij, ish-presidentit të Kosovës u ishin bërë pyetje të nxehta.

Në këtë shkrim autorial, Mehmeti kishte aluduar për Thaçin se “Ky njeri, nëse gjërat nuk shkojnë në favor të tij ka mundësi edhe të bëjë vetëvrasje apo të përfundoj në ndonjë qendër psikiatrike. Po luhet fundi i tij, si asnjëherë më parë Thaçi po e ndjen se fundi i tij nuk është larg”.

Pra, nuk ka asgjë të vërtetë se ish-presidenti Thaçi është në gjendje të rëndë shëndetësore, siç pretendohet rrejshëm në titullin e artikullit të publikuar nga “lajmefree.com”.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “lajmefree.com”:

https://lajmefree.com/2021/11/07/lajm-i-hidhur-ish-presidenti-thaci-ne-gjendje-te-rende-mund-te-perfundoje-ne-ps-ikiaetri-2/?fbclid=IwAR3LAuUwfgaf4RvVzN8bNlcSk-M1aX81i9nh-KX6OxIISfsLzXqD7G4bZKM

Ky artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqja “Gazeta Arbëria”, e cila numëron afër 50 mijë ndjekës.

Vegëza e postimit në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”:

https://www.facebook.com/Gazeta66/posts/4270923333012105


Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në “botasot.info” me shkrimin autorial të Faton Mehmetit. Vegzën e të cilit mund ta gjeni më poshtë.

https://www.botasot.info/politika-lajme/1293864/hashim-thaci-ne-gjendje-te-rende-psikologjike-mund-te-beje-vetevrasje-apo-te-perfundoje-ne-psikiatri/


Analiza:

Portali i dyshimtë “lajmefree.com” ka publikuar një shkrim autorial të vjetër, i cili ishte publikuar në maj të vitit 2020, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë titull të rremë.

Bazuar në kontrollin e fakteve përmes metodologjisë së punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere