Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajm i vjetër me titull të trilluar

HIBRID

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “worldnews83.com” ka publikuar një artikull me titull “Kërkohet ARR’ESTlMl i Arben Vitisë / Ja nga kush…”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se ky lajm është i vjetër, i cili u publikua më 1 shtator të këtij viti, atëkohë kur Arben Vitia ishte ministër i Shëndetësisë.

Atëkohë deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu kishte rikthyer në vëmendje çështjen e vaksinave AstraZeneca të cilat ishin pranuan si donacion nga Norvegjia, e të cilat vet shteti norvegjez i kishte larguar nga përdorimi pasi ishin me afat të shkurtër të përdorimit. Në kundërshtim me Ligjin për Pajijsje dhe Produkte Medicinale.

“Dhe sot për këtë skandal Prokuroria e Kosovës po të ishte e pavarur, do të duhej ta arrestonte Arben Vitinë për pranim të kundërligjshëm të donacionit të vaksinave AstraZeneca nga Norvegjia, donacion i pranuar në kundërshtim me Ligjin Nr. 04/L -190 PËR PRODUKTE DHE PAJISJE MEDICINALE”, kishte shkruar Haxhiu.

Pra, lajmi është i vjetër dhe portali i dyshimtë “worldnews83.com” është munduar ta parqesë atë si aktual duke i vënë titull që nuk korrespondon me përmbajtjen.


Vegëza e artikullit të publikuar në “worldnews83.com”:

https://worldnews83.com/kerkohet-arrestlml-i-arben-vitise-ja-nga-kush/?fbclid=IwAR2r9qeSV7aLL5rrjdWKHmN55UYmV0fejm-UhWwwIi4aB-HqcHvNIBQKkNw

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Express Gazeta” e cila numëron afër 70 mijë ndjekës.

Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Express Gazeta”:

https://www.facebook.com/expresssgazeta/posts/278144747583263


Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (1 shtator 2021) të publikuar në disa media online në Kosovë.

Vegëzat e artikullit të publikuar në kohë reale në disa media online:

https://www.syri.net/syri_kosova/lajme/288188/bekim-haxhiu-kerkon-arrestimin-e-arben-vitise/?fbclid=IwAR1yBQgpUAcIErlppGu214K3_n7XRRIenvo6-foCVTFjbh2YaCNvCqaKaj0

https://gazetablic.com/bekim-haxhiu-po-te-kishte-prokurori-te-pavarur-sot-do-te-duhej-ta-arrestonte-arben-vitine/

Analiza:

Portali i dyshimtë “worldnews83.com” ka publikuar një artikull të vjetër të cilin është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë titull që nuk korrespondon me përmbajtjen dhe i cili është i trilluar.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere