Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Vazhdon të publikohet artikulli me pretendimin e rremë për protesta kundër Qeverisë Kurti

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “banglarreporter.com” ka publikuar një artikull me titull të sajuar, me pretendim të rremë se po organizohet protestë kundër Qeverisë Kurti.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i rremë dhe nuk përputhet me përmbajtjen.

Në përmbajtje gjendet një lajm i vjetër i publikuar në muajin qershor, kur Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) së UÇK-së kishte bërë thirrje për protestë pas arrestimit dhe lirimit të veteranit Faik Fazliu.


Vegëza e artikullit të publikuar në “banglarreporter.com”:

https://banglarreporter.com/archives/226?fbclid=IwAR2Tk01IPpJTrkx8GHo9q5BNnGH68sXh316LKvcwKcmnIIwSM28WRTZGLmM

https://banglarreporter.com/archives/226?fbclid=IwAR2Tk01IPpJTrkx8GHo9q5BNnGH68sXh316LKvcwKcmnIIwSM28WRTZGLmM

Ky artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në Facebook, nga faqja “Gazeta Aktive” e cila me këtë postim ka arritur të grumbullojë numër të madh komentesh e reagimesh (shih këtu).


Edhe në muajin nëntor të këtij viti është publikuar i njëjti artikull, por atëherë nga portalet tjera të dyshimta si ““gazetamitrovica.com” dhe “lajmefree.com”, e që gjithashtu janë verifikuar nga stafi i hibrid.info.

Vegëza e artikullit të verifikuar nga hibrid.info me datë 5 nëntor 2021:


Nga hulumtimi i kryer nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit, është gjetur artikulli autentik i publikuar në kohë reale (7 qershor 2021) nga “gazetaexpress.com” (shih këtu).


Analiza:

Portali i dyshimtë “banglarreporter.com” ka publikuar një artikull të vjetër të cilin ëshë munduar ta paraqesë si aktual duke i vendosur titull të sajuar.

Ky artikull është publikuar edhe në muajin nëntor të këtij viti nga portale tjera të dyshimta, e që edhe atëherë është verifikuar nga stafi i hibrid.info.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere