Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Titulli i artikullit lë mundësi për keqinformim

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news31post.com”, ka publikuar një artikull me titull “LAJMI I FUNDlT// Shteti do te ndihmoje qytetaret per perbaIIimin e Faturave te Rrymes”.

Nga verifikimi fakteve, kuptohet se ky artikull përmban titull përgjithësues, duke mos specifikuar origjinën e lajmit. Detajet kuptohet në përmbajtje, pas klikimit të artikullit, ku bëhet e qartë se vendimi për ndihmë të qytetarëve në shërbim të përballimit të faturave të energjisë elektrike, është bërë nga shteti i Norvegjisë.

Duke e ditur se ky portal i dyshimtë shumicën e artikujve i publikon për audiencë shqipfolëse kosovare, shton gjasat për dezinformim, duke lënë kështu të kuptohet se titulli, duke qenë përgjithësues, paraqet një lajm që ndërlidhet me zhvillime në Kosovë.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news31post.com”:

https://news31post.com/archive/826/?fbclid=IwAR2mSZkFEFX_vbEIxcZCRN_7dV5FsF2EdfFrHgpMaY3uNgnpnJRZjfXQXAo

Artikulli i publikuar nga ky portal i dyshimtë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Express Gazeta”, e cila ka afër 70 mijë ndjekës.

https://www.facebook.com/expresssgazeta/posts/295874039143667


Në këtë artikull është cituar agjencia e lajmeve në gjuhën shqipe nga Maqedonia “Ina-online.net”. Artikulli i kësaj agjencia është publikuar më 12 dhjetor të këtij viti.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Ina-online.net”:

https://ina-online.net/norvegjia-do-te-ndihmoj-qytetaret-e-saj-per-perballimin-e-faturave-te-rrymes/

Analiza:

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news31post.com” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me shtetin e Norvegjisë. Por, këtij teksti i është vendosur titull përgjithësues që nuk tregon se për cilin vend bëhet fjalë.

Duke e ditur se ky portal i dyshimtë shumicën e artikujve që i publikon kanë të bëjnë me Kosovën, kjo mund t’i dezinformojë lexuesit duke lënë të kuptohet se shteti kosovarë do të ndihmojë qytetarët për përballimin e faturave të energjisë elektrike.

Bazuar në analizë e kontrollit të fakteve e kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere