Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se OKB ka dënuar Kosovën, është i rremë

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news87media.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) i jep dënimin Kosovës për shkak se e shpalli “non grata” zyrtarin rus të UNMIK-ut.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull të sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në tekst thuhet se OKB-ja ka reaguar për shpalljen e zyrtarit rus si “person non grata” nga Kosova, duke e cilësuar si të pazbatueshme.

Pra, nuk është e vërtetë se kjo organizatë i ka dhënë dënim shtetit të Kosovës lidhur me këtë çështje.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news87media.com”:

https://news87media.com/1236?33&fbclid=IwAR1vNztrO88ej0KzjtCDYhKUp3bw1S56gbXAmY9g70fu7KsURYUGmd3HGro
https://news87media.com/1236?33&fbclid=IwAR1vNztrO88ej0KzjtCDYhKUp3bw1S56gbXAmY9g70fu7KsURYUGmd3HGro

I njëjti artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “33shi.com”, e cila numëron afër 50 mijë ndjekës (shih këtu).


Ky artikull është marrë nga portali “Gazetaexpress.com”, e cila edhe është cituar nga portali i dyshimtë.

Hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar nga “Gazetaexpress.com”, në të cilin thuhet se ka pasur reagim nga OKB. Pra, kjo çështje nuk ka të bëjë asgjë me ndonjë dënim për Kosovën (shih këtu).


Pjesë nga deklarata zyrtare e OKB-së:

“Jemi vënë në dijeni për shpalljen ‘persona non granata’ të një anëtari të stafit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK-ut. Nuk është pranuar asnjë komunikim te Misioni nga autoritetet e Kosovës sa i përket këtij njoftimi. Doktrina e ‘persona non grata’ nuk është e zbatueshme për personelin e Kombeve të Bashkuara dhe nuk është e parashikuar sipas rregullores së UNMIK-ut 2000/47 (mbi statusin, privilegjet dhe imunitetet e KFOR-it, UNMIK-ut dhe personelit të tyre në Kosovë)”, thuhet në reagim.


Analiza:

Portali i dyshimtë “news87media.com” ka publikuar një artikull me reagimin e OKB-së pasi Kosova e shpalli “non grata” një zyrtar rus të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK.

Por, ky portal i ka vënë titull të rremë këtij artikulli, duke pretenduar se OKB ka dhënë dënim për Kosovën lidhur me këtë çështje.

Nga analiza e kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere