Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Titulli dhe fotografia nuk e paraqesin lajmin

HIBRID

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Regjistrohet rasti i parë me “Florona”, pacienti i infektuar me grip dhe COVID-19”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, rezulton që me këtë titull të vendosur, ky portal ka pas tendencë të dezinformimit të lexuesve, pasi ngjarja ka të bëjë me shtetin e Bosnjë-Hercegovinës.

Duke ditur se ky portal është në gjuhën shqipe dhe shumicën e lexuesve i ka kosovarë, një titull i tillë përgjithësues, shumë lehtë mund të dezinformohen duke aluduar se ngjarja ka të bëjë me Kosovën.

Poashtu, ky artikull përmban fotografinë jo adekuate në të cilën shihet Klinika e sëmundjeve ngjitëse – infektive në Prishtinë.

Pjesë nga artikulli i publikuar në “Kosova-sot.info”:

Në Banjallukë të Bosnjë-Hercegovinës, sot është zbuluar rasti i parë me “Fluron”, që është kombinim i gripit sezonal dhe koronavirusit. Kështu ka bërë të ditur portali “Klix.ba.

Bëhet fjalë për një pacient të lindur në vitin 2000.

Ky variant është zbuluar para tri ditësh për herë të parë në Izrael.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/592635/regjistrohet-rasti-i-pare-me-florona-pacienti-i-infektuar-me-grip-dhe-covid-19/


Hibrid.info më poshtë ju sjell fotografinë e njëjtë të përdorur nga disa media online, të cilat kanë raportuar lidhur me rastet e numrit të të infektuarëve me Covid-19 në Kosovë. (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar në artikull që ka të bëjë me Bonjë-Hercegovinën, ku thuhet se është zbuluar rasti i parë me “Fluron”, që është kombinim i gripit sezonal dhe koronavirusit. Ndërsa në titull nuk qartësohet se për cilin vend bëhet fjalë dhe, duke ditur se ky portal është në gjuhën shqipe dhe shumicën e lexuesve i ka kosovarë, shumë lehtë mund t’i dezinformojë ata duke menduar se fjala është për Kosovën.

Edhe me anë të fotografisë së vendosur, ka tendencë të dezinformimit të lexuesve, pasi në të shihet Klinika e sëmundjeve ngjitëse – infektive në Prishtinë. Pra as titulli e as fotografia nuk i përgjigjen përmbajtjes së tekstit, pasi nuk tregon se bëhet fjalë për Bosnjë-Hercegovinën.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere