Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se Jovanoviq ka deklaruar “Serbia e ka humbur Kosovën por me Albinin Kryeministër do e marrim prapë” është tërësisht i sajuar

HIBRID

Artikulli me titull “Jovanoviç: Serbia e ka humbur Kosovën por me Albinin Kryeministër do e marrim prapë” është publikuar nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “banglarreporter.com”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull është vërtetuar se është komplet i fabrikuar, i cili përmban titull të rremë, si dhe ka ndërhyrje në përmbajtje.

Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit, Hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik me intervistën e Kryetarit të Partisë Liberale në Serbi, Çedomir Jovanoviq, të realizuar nga televizioni shqiptar “Klan TV” me datë 3 nëntor 2019. Artikulli i “banglarreporter.com” ka shfrytëzuar këtë lajm të vitit 2019, për ta ndërtuar pretendimin e rremë

Në fakt, Jovanoviq në këtë intervistë asnjëherë nuk ka përmendur emrin e Albin Kurtit, por ka deklaruar se Serbia ka kapitulluar në Kosovë, që ka kryer krime atje, por që është e nevojshme të gjendet një zgjidhje.

Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “Banglarreporter.com”:

Gazetari: Keni thënë që Serbia ka kapitulluar në Kosovë… “Natyrisht. Kapitullimi ka qenë njësoj si gjermanët në vitin ‘45 kur fillimisht kapitulluan te amerikanët dhe më pas arriti Zhukovi dhe u tha ejani sërish dhe kapitulluan edhe për rusët”.

Jovanoviç: Serbia e ka humbur Kosovën por me Albinin Kryeministër do e marrim prapë

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Banglarreporter.com”:

https://banglarreporter.com/archives/3703?fbclid=IwAR0WphvBGAJKmgi0rru3yFP4GwPD72oOtj-CEq5QbVTCuLLHRJOXDsAZu-o
https://banglarreporter.com/archives/3703?fbclid=IwAR0WphvBGAJKmgi0rru3yFP4GwPD72oOtj-CEq5QbVTCuLLHRJOXDsAZu-o

Intervista e plotë të Jovanoviqit e realizuar në Klan TV me 3 nëntor 2019 (këtu).


Ky lajm i rremë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive” e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës (shih këtu).

Postimi i këtij lajmi në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, deri në momentin kur është trajtuar nga hibrid.info, ka arritur të gjenerojë një trafik të lartë. Niveli i interaksionit është:

  • 41 REAGIME
  • 57 KOMENTE
  • 16 SHPËRNDARJE

Analiza:

Portali i dyshimtë “banglarreporter.com” ka publikuar një intervistë të vjetër të Kryetarit të Partisë Liberale në Serbi, Çedomir Jovanoviq, të realizuar nga televizioni shqiptar “Klan TV” me datë 3 nëntor 2019.

Në titullin dhe përmbajtjen e këtij artikulli është ndërhyrë qëllimshëm duke pretenduar rrejshëm se ai  ka thënë që me Albin Kurtin kryeministër, Serbia do e marrë prapë Kosovën”.

Nga kontrolli i bërë nga hibrid.info, u vërtetua se ky artikull përmban titull të sajuar dhe përmbajtje të fabrikuar. Kështu që pas analizës, artikull i trajtuar merr vlerësimin si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere