Në kuadër të projektit “Mobilizimi i të rinjve përmes sensibilizimit rreth ndikimit që ka informimi (keqinformimi)”, ADS ka vazhduar aktivitetin e ligjëratave/trajnimeve me shkollat e mesme të komunave në rajonin e Prishtinës.
Të rinjtë/nxënësit nga Gjimnazi “17 Shkurti” në Obiliq kanë qenë përfituesit e radhës së ligjëratave të Edukimit Medial, si komponentë shumë e rëndësishme në nisjen dhe zbatimin e iniciativave rinore.
Pjesëmarrësit në këto trajnime patën mundësi që të njihen me teoritë themelore të informimit dhe rolin e tyre.
Gjithashtu, përmes ligjëruesit Alban Zeneli dhe Faton Ismailit, profesorë universitarë në fushën e gazetarisë, ata patën mundësi që të kuptojnë edhe ndikimin e hapësirës digjitale (mediat sociale) në deformimin e informacionit.
Ky projekt mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).
Fotografitë e bëra gjatë ligjëratave:





