Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Titull përgjithësues: Nuk qartësohet se cili shtet vendosi për lirim të masave

HIBRID

Portali i dyshimtë “Ingazetaa.com” ka publikuar dje (18 janar) një artikull me titull “Urime nga kjo dite do largohen te gjitha masat dhe nuk do te kete me..”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, i cili është vërtetuar se përmban titull përgjithësues që nuk e qartëson se cili shtet ka hequr kufizimet Covid-19.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se fjala është për shtetin e Danimarkës.

Duke ditur se ky portal i dyshimtë shumicën e artikujve i ka për Kosovën dhe një pjesë dërmuese të lexuesve i ka shqipfolës, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se heqja e masave kufizuese anti-Covid kanë të bëjnë me Kosovën.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Ingazetaa.com”:

https://ingazetaa.com/urime-nga-kjo-dite-do-largohen-te-gjitha-masat-dhe-nuk-do-te-kete-me/?fbclid=IwAR3Q6kMEYiRadqM14WeB9rizsd62Xmvd-W-ya2BIKvL_A8kHLbdJu-X3cIE

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqja “Gazeta”, e cila numëron afër 200 mijë ndjekës. (shih këtu)


Hibrid.info pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit dhe rrjeteve sociale, ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në shqip nga portali “albinfo.ch”, (17 janar) i cili qartëson se lajmi ka të bëjë me shtetin e Danimarkës. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “Ingazetaa.com” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me Danimarkën, lidhur me masa sërë kufizimesh për COVID-19, ndërsa në titull nuk sqaron se për cilin shtet bëhet fjalë.

Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën, duke e ditur se ky portal i dyshimtë shumicën e artikujve që i publikon ndërlidhen me ngjarje rreth Kosovës dhe lexuesve shqipfolës.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere