Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Ky lajm është i vitit 2018, që pretendohet të ndërlidhet me zhvillimet e fundit

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “timenews24hr.com” me datë 1 mars 2022 ka publikuar një artikull me titull “Rusia Këshillon Beogradin: Merreni Këtë Pjesë Të Kosovës”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, ku është vërtetuar se ky lajm është i vjetër, i cili u publikua nga “Koha.net” me datë 22 mars 2018.

“Timenews24hr.com” e ka publikua këtë artikull me pretendimin ta paraqesë atë si aktual, duke u munduar ta lidhë atë me ngjarjet e fundit Ukrainë-Rusi.


Vegëza e artikullit të publikuar në “timenews24hr.com”:

https://timenews24hr.com/archives/51137?fbclid=IwAR3hTFAEEiJzpPbMEBPV6-VtBRidEG9VkqVlWtBJONS65A0sQqrvmMGGCqU

Artikulli i njëjtë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Specialja”, e cila numëron afër 90 mijë ndjekës, ndërsa në këtë postim ka arritur të grumbullojë numër të madh komentesh e reagimesh. (shih këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar nga media online “Koha.net” me datë 22 mars 2018, e cila edhe është cituar nga ky portal i dyshimtë. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “timenews24hr.com” ka publikuar një artikull të vjetër të vitit 2018, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual, duke pretenduar rrejshëm se Rusia tani ka porositur Serbinë për të marrë një pjesë të Kosovës.

Hibrid.info pas hulumtimit të kryer ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar nga Koha.net me datë 22 mars 2018.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere