Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Qeveria nuk ka nisur procedura për “Gazsjellësin Amerikan” siç pretendohet

HIBRID

Mediumi online “Periskopi.com” dje (23 mars) ka publikuar një artikull me titull “Frika pas luftës në Ukrainë: Qeveria Kurti nis procedurat për Gazsjellësin Amerikan”.

Këtë pretendim të pa vërtetë ky medium e ka bërë duke u bazuar gabimisht në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, lidhur me pikat e diskutimit në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, të mbajtur mërkurën (23 mars). Në mesin e pikave të rendit të ditës gjatë kësaj mbledhje, ishte edhe diskutimi për projektin “Kompakti i Sfidave të Mijëvjeçarit”.

Ky portal këtë pretendim e ka bazuar në diskutimin rreth kësaj pike, por duke e keqinterpretuar atë.

“Nisma për negocimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, për projektin “Kompakti i Sfidave të Mijëvjeçarit”. Marrëveshja parasheh shfrytëzimin e fondeve, në shumën mbi 200 milionë dollarë, për sektorin e energjisë në Republikën e Kosovës”.


Vegëza e artikullit të publikuar në Periskopi.com:


Në fakt, në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, nuk përmendet nisja e procedurave për Gazsjellësin, siç pretendohet në titullin e artikullit përkatës (këtu).


Edhe Ministria e Ekonomisë ka demantuar këtë raportim. Në një njoftim të kësaj ministrie thuhet:

“Duke marrë parasysh qarkullimin e disa lajmeve në mediat vendore për mbledhjen e qeverisë ku është diskutuar projekti i ardhshëm me MCC-në, ne si Ministri e Ekonomisë, dhe njëkohësisht bartëse e procesit të Zhvillimit të Kompaktit nga Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), ju njoftojmë se projekti i paraparë nuk ka të bëjë me zhvillimin e gazsjellësit TAP”.

Sqarimin e Ministrisë së Ekonomisë pas raportimeve të shumta se Qeveria ka pranuar gazsjellësin amerikan, i njohur si TAP, mund ta gjeni këtu.


Analiza:

Portali “Periskopi.com” ka bërë pretendim të pa vërtetë se Qeveria e Kosovës nis procedurat për Gazsjellësin Amerikan.

Ky medium këtë pretendim e ka bërë duke u bazuar gabimisht në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, lidhur me pikat e diskutimit në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, të mbajtur mërkurën (23 mars). Në mesin e pikave të rendit të ditës gjatë kësaj mbledhje, ishte edhe diskutimi për projektin “Kompakti i Sfidave të Mijëvjeçarit”.

Por, në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, askund nuk përmendet nisja e procedurave për Gazsjellësin amerikan, siç pretendohet në titullin e artikullit përkatës.

Gjithashtu, edhe Ministria e Ekonomisë ka dal me një sqarim lidhur me këtë raportim, ku njofton se në mbledhjen e Qeverisë është diskutuar projekti i ardhshëm me MCC-në dhe se projekti i paraparë nuk ka të bëjë me zhvillimin e gazsjellësit TAP.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere