Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Kujdes: Fëmijët nga mosha 3 vjeçare po kanë qasje në video të TikTok-ut

HIBRID

Fëmijët në moshën pesë vjeçare përdorin mediat sociale, pavarësisht se shumica e platformave kanë rregulla që përdoruesit duhet të jenë mbi moshën 13 vjeç.

Një studim vjetor mbi zakonet e medias, nga Ofcom, vuri në pah se një e treta e prindërve të fëmijëve pesë deri në shtatë vjeç, zbuluan se fëmija i tyre kishte një profil në mediat sociale.

Midis 8-11-vjeçarëve që përdorën mediat sociale, platforma më e njohur ishte TikTok, dhe çdo treti i mostrës së hulumtimit kishte një llogari.

TikTok është një “platformë rreptësisht 13+”.

Një zëdhënës i platformës virale të ndarjes së videove tha: “Ne kemi procese në vend për të zbatuar kërkesat tona të moshës minimale, si në pikën e regjistrimit, ashtu edhe përmes heqjes së vazhdueshme proaktive të llogarive të dyshuara për të mitur nga platforma.

“Asgjë nuk është më e rëndësishme për ne sesa siguria e komunitetit tonë, veçanërisht të rinjve”.        

‘Vërtet goditëse’

Raporti vuri në dukje se edhe fëmijët më të vegjël – TikTots siç i quajti Ofcom – po shikonin video në TikTok, duke shtuar se 16% këtyre fëmijëve janë të moshës tre deri në katër vjeç.

Kjo ndodhë kryesisht në rastet kur fëmijëve u shfaqen video të TikTok-ut nga ndonjë pajisje e prindit apo një person tjetër më të moshuar, që hedhë poshtë mundësinë se tre dhe katër vjeçarët kanë llogari të tyre.

Drejtori i strategjisë dhe kërkimit të Ofcom, Yih-Choung Teh tha se gjetjet ishin “me të vërtetë befasuese”.

“Unë kam një 11-vjeçar dhe një tetë-vjeçar”, tha ai,  duke shtuar se 60% e bashkëmoshatarëve të tyre kanë një profil në rrjetet sociale, gjë që më duket paksa befasuese.

“Platformat e mëdha digjitale vendosin moshat minimale në termat dhe kushtet e tyre – por duket se ato nuk po zbatohen vërtet”.

Por zoti Teh tha gjithashtu se prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm për atë që fëmijët e tyre po bënin në internet.

“Nuk është gjithmonë shumë e lehtë të tregosh se çfarë po shikojnë dhe unë mendoj se si prind, ne kemi përgjegjësi të kemi një dialog të mirë me fëmijët tanë për atë që ata po bëjnë”, tha ai.

Por sondazhi zbuloi gjithashtu se 22% e prindërve të fëmijëve nga tre deri në katër vjeç dhe 38% e atyre të moshës 8 deri në 11 vjeç thanë se do ta lejonin fëmijën e tyre të kishte një profil në mediat sociale përpara se të arrinte moshën minimale.

Modaliteti i fshehtë (Incognito Mode)

“Shumë fëmijë mund të përdorin taktikisht llogari të tjera ose ‘finstas’ –  të Instagramit – për të fshehur aspekte të jetës së tyre në internet nga prindërit”, sugjeroi Ofcom.

Instagram është një platformë për mbi 13 vjeç dhe ofron një sërë kontrollesh prindërore.

Por në të gjithë mediat sociale, shumë fëmijë zgjedhin të kenë profile të shumta në të njëjtin aplikacion ose sajt të mediave sociale që sugjeroi sondazhi.

Dy në çdo tre nga tetë deri në 11-vjeçarët e anketuar përdorën llogari ose profile të shumta në mediat sociale, tha rregullatori.

“Midis tyre, pothuajse gjysma (46%) kanë një llogari që ta shohin familja e tyre”, thuhet në raport.

Sondazhi zbuloi gjithashtu se një në çdo pesë fëmijë të moshës 12-17 vjeç, shfletojnë modalitetin incognito ose fshinë historinë e tyre të shfletimit.

(Artikulli i plotë në BBC)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere