Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se është shkarkuar shefi i intelegjencës ruse

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news426media.com” ka publikuar artikullin lidhur me shkarkimin e drejtorit të inteligjencës ushtarake franceze, gjeneralit Eric Vidaud, si pasojë e mospërfilljes së pushtimit rus në Ukrainë.

Por, këtij artikulli i është vënë titull i rremë me pretendimin se është shkarkuar gjenerali rus. Kjo u vërtetua pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “news426media.com”:

Shefi i inteligjencës ruse pushohet nga puna pasi nuk parashikoi…

Drejtori i inteligjencës ushtarake franceze, gjenerali Eric Vidaud, do të shkarkohet nga posti i tij.

Kjo si pasojë e mospërfilljes së mundësisë së pushtimit të Rusisë në Ukrainë, raporton BBC, përcjell “Bota sot”.

Duke cituar një burim të brendshëm në Ministrinë e Forcave të Armatosura, media lokale l’Opinion tha se gjenerali Vidaud u shkarkua për shkak të “informacioneve të pamjaftueshme” dhe “mungesës së zotërimit të temave”.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news426media.com”:

https://news426media.com/2022/03/31/26581/?fbclid=IwAR3c9MR3BxfPijZ4APthHmTxFg73WJyHscS6_8Jdq4IR9gyJbKshyr6dJ8o

Artikulli me titull të rremë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “KOHA E RE”. (shih këtu)


Hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në portalin “Botasot.info”, të cilin e ka cituar portali i dyshimtë “news426media.com”. (shih këtu)


Vegëzën e artikullit autentik të publikuar dje (31 mars) në mediumin britanik BBC mund ta gjeni këtu.


Analiza:

Portali i dyshimtë “news426media.com” ka publikuar artikull lidhur me shkarkimin e drejtorit të inteligjencës ushtarake franceze, gjeneralit Eric Vidaud. Por, këtij artikulli i ka vënë titull të rremë me pretendimin se bëhet fjalë për gjeneral rus.

Nga analiza e kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere