Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Kosova është pranuar nga një shtet tjetër

HIBRID

Artikulli me titull “Urime të gjithëve / Ky është shteti që pranoi Kosovën!”, është publikuar nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news31post.com”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull përmban titull të rremë që nuk i përgjigjet përmbajtjes, ndërsa lajmi është i vjetër, i publikuar në shtator të vitit 2020.

Lajmi ka të bëjë me Zv.ministrin e jashtëm ukrainas, Vasyl Bodnar, i cili më 23 shtator të vitit 2020 në një intervistë ekskluzive për RTV Ora, kishte paralajmëruar një njohje të mundshme të shtetit të Kosovës nga Kievi zyrtar.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news31post.com”:

https://news31post.com/archive/5058/?fbclid=IwAR3OKsNQcNq2-Q_jvbjDkE3CDj3wI5oHzWXI7g35vrTaH8P6M8s6aa7Y4bg

Artikulli me titull të rremë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Express Gazeta”, e cila numëron afër 70 mijë ndjekës. (shih këtu)



Ky artikull është shpërndarë edhe më herët nga portale tjera të dyshimta, të cilat gjithashtu janë trajtuar nga hibrid.info. (shih këtu dhe këtu)

Gjatë kësaj interviste, është parë se Bodnar nuk ka përmendur asnjëherë njohjen e menjëhershme të Kosovës nga shteti të cilin e përfaqëson. E gjitha çfarë ka përmendur ky zyrtar i lartë ukrainas, ishte vetëm mundësia që Kosova të njihet nga Kievi zyrtar, duke shtuar se kjo procedurë ende është në hapat e parë. (shih këtu)


Analiza:

Titulli i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news31post.com” është i rremë dhe nuk përputhet me përmbajtjen.

Ky tekst hyn në kategorinë “Clickbait”, pasi që pretendohet të paraqitet diçka që, në fakt, nuk është thënë nga zv. ministri urkainas Vasyl Bodnar.

Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere