Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Ushtaraku i NATO-s nuk ka thënë ashtu siç pretendohet në titull

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news426media.com” ka publikuar një artikull, të ndërtuar nga një deklaratë e paqenë e një gjenerali italian, Cesare Marinelli. Deklarata e fabrikuar nga ky medium, pretendon se ky ushtarak italian i NATO-s, i cili kishte shërbyer si shef i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Serbi, të ketë thënë se “trupat amerikane nuk tërhiqen nga Kosova deri sa kjo e fundit të pranohet nga Serbia”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull dhe ka vërtetuar se lajmi është i vjetër, i publikuar në vitin 2018, e që gjithashtu përmban titull të sajuar.

Kjo për faktin që ish-kreu i Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Serbi, Cesare Marinelli kishte deklaruar se forcat e KFOR-it nuk do të tërhiqen nga Kosova, por nuk ka përmendur se kjo do të ndodhë deri sa Serbia do ta njohë shtetin kosovar.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news426media.com”:

https://news426media.com/2022/04/28/28732/?fbclid=IwAR16TI16j6Y3oUMRrLscGR9PgADRQP7ycjMdHVkCF7Xh1N4pvY8lo0muOf0

Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar nga portali “lajmi.net” me datë 26 tetor 2018. (shih këtu)

Se ky artikull është i vjetër, tregon edhe fakti tjetër që Cesare Marinelli nuk është më shef i Zyrës ndërlidhëse të NATO-s në Serbi, i cili këtë mandat e kishte marrë në vitin 2016. (shih këtu)

Aktualisht këtë post e mban Gjenerali italian Antonello Messenio Zanitti, i cili më 16 dhjetor të vitit 2021 u bë kreu i kësaj zyre në Beograd. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “news426media.com” ka publikuar një artikull të vjetër të vitit 2018, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë titull të sajuar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere