Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet pa fakte se “shqiptarët” janë pjesë e kërcënuesve

HIBRID

Mediumi serb “Telegraf.rs” ka publikuar një artikull në të cilin pretendon se në redaksinë e tyre ka ardhur një kërcënim për shpërthime nëpër disa lokacione në Beograd, ku pjesë e këtij mesazhi kërcënues janë edhe shqiptarët.

Por, në këtë artikull, ky medium paraqet vetëm një pjesë të fotografisë së këtij mesazhi elektronik (email), e që në të nuk shihet të jenë përmendur shqiptarët.

Ndërsa në artikullin e publikuar nga ky medium përshkruhet ky email vetëm me tekst, por jo edhe me fotografi (printscreen) të email-it autentik, që do të dëshmonte pretendimin e bërë.


Pjesë e artikullit të publikuar në mediumin serb “Telegraf.rs”, i përkthyer në shqip:

Ne morëm një email të tmerrshëm: “Serbët po më shkatërrojnë vendin, ne do t’i minojmë këto lokacione në Beograd me shqiptarët”.

Në emailin që kemi marrë thuhet se bombat tashmë janë vendosur në shumë lokacione

“Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq derisa Rusia të masakrojë popullin tim dhe të shkatërrojë vendin tim. Serbët janë bashkëpunëtorë në shkatërrimin e vendit tim dhe kjo është arsyeja pse ne kemi bashkuar forcat me shqiptarët për të minuar vendet e mëposhtme në Beograd”.


Vegëza e artikullit të publikuar në mediumin serb “Telegraf.rs”:

https://www.telegraf.rs/vesti/beograd/3499604-dobili-smo-jeziv-mejl-srbi-unistavaju-moju-zemlju-sa-albancima-cemo-minirati-ove-lokacije-u-beogradu?utm_source=timeline&utm_medium=najnovije&utm_campaign=timeline&utm_content=jetset/komentari/svi


Në fotografinë e publikuar në këtë artikull, shihet vetëm një pjesë e këtij mesazhi kërcënues, i cili nuk është i kompletuar.

Në këtë fotografi të prerë nga ky medium nuk shihet të ketë shkruar se shqiptarët janë pjesë e këtij mesazhi kërcënues.

Fotografia e prerë dhe e publikuar nga mediumi serb “Telegraf.rs”:


Ky artikull është publikuar edhe nëpër media tjera online në serbi me të njëjtin pretendim, e që gjithashtu nuk kanë ofruar fakte se në këtë e-mail janë përmendur shqiptarët si pjesë e këtij kërcënimi. (shih këtu, këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Mediumi online serb “Telegraf.rs” ka publikuar një artikull me pretendimin se në redaksinë e tyre ka ardhur një mesazh elektronik kërcënues (e-mail) për shpërthime nëpër disa lokacione në Beograd, ku pjesë e këtij mesazhi kërcënues janë edhe shqiptarët.

Por, në këtë pretendim të bërë nga ky medium nuk paraqitet fotografia e kompletuar e këtij e-maili, por vetëm një pjesë e saj.

E në këtë copëz të prerë nga kjo fotografi e këtij mesazhi elektronik nuk shihet të jenë përmendur shqiptarët, siç pretendohet në artikull.

Pas verifikimit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere