[email protected]
Vazhdon publikimi i pretendimeve të rreme rreth ndarjes së ndihmave financiare
shape
shape
shape

Faqja në Facebook “Gazeta Aktive”, dje (22 maj) ka publikuar një artikull me titull “Qeveria jep lajmin e mirë për punëtorët e sektorit publik dhe familjet me asistencë sociale”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, dhe rezulton që lajmi i paraqitur në përmbajtje të jetë i vjetër. Ky lajm është publikuar në muajin prill, kur Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për ekzekutimin e pagesës së dyfishtë të asistencës sociale dhe shtesave për punëtorët e sektorit publik.

Pra, këtë lajm të vjetër, kjo faqe në Facebook është munduar ta paraqesë si aktual.

Vegëza e artikullit të publikuar në faqen “Gazeta Aktive” në Facebook:

https://www.facebook.com/100064800784275/posts/377659214404102/


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (18 prill 2022) në disa media online në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Njoftimin zyrtar të publikuar më 18 prill nga Qeveria e Kosovës lidhur me ekzekutimin e këtyre mjeteve mund ta gjeni këtu.


Analiza:

Faqja “Gazeta Aktive” në Facebook, dje (22 maj) ka publikuar një artikull të vjetër të datës 18 prill, lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ekzekutimin e pagesës së dyfishtë të asistencës sociale dhe shtesave për punëtorët e sektorit publik.

Kjo faqe është munduar që këtë lajm ta paraqesë si aktual, duke lënë hapësirë për keqinformim te lexuesit.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others