Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se Selmanaj ka kërcënuar me protesta, duket të jetë i fabrikuar

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Banglarcontent24.com” ka publikuar një artikull me titull “Driton Selmanaj: Do ta bej protesten me te madhe ne histori kunder Albin Kurtit, do ta shihni”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të sajuar.

Nga hulumtimi i kryer përmes makinave online të kërkimit dhe rrjeteve sociale, hibrid.info nuk ka gjetur këtë artikull të publikuar në asnjë medium kredibil në Kosovë.

Gjithashtu, as në profilin zyrtar në Facebook të deputetit të LDK-së, Driton Selmanajt, nuk është gjetur një deklarata e tillë, siç pretendohet rrejshëm në përmbajtje të artikullit.


Artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “Banglarcontent24.com”:

Driton Selmanaj ne profilin e tij ne facebook tha qe do ta organizoj nje proteste te madhe ne Kosove, qe askush nuk e ka bere deri me tani, do ti mbledhi te gjithe Opoziten dhe do ta rrezojme nga Qeveria, do ta shihni dhe kjo do te ndodhe brenda 2 jave, nuk me intereson se eshte pan.demi:


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Banglarcontent24.com”:

https://banglacontent24.com/sites/2022/05/31/driton-selmanaj-do-ta-bej-protesten-me-te-madhe-ne-histori-kunder-albin-kurtit-do-ta-shihni/?fbclid=IwAR3SkoNcRrXpT3Cxx4rUqh6CyvY0UBgMI3SvFdLsKSHmkQCVSwGtQ_NPsPw
https://banglacontent24.com/sites/2022/05/31/driton-selmanaj-do-ta-bej-protesten-me-te-madhe-ne-histori-kunder-albin-kurtit-do-ta-shihni/?fbclid=IwAR3SkoNcRrXpT3Cxx4rUqh6CyvY0UBgMI3SvFdLsKSHmkQCVSwGtQ_NPsPw

Artikulli është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila në këtë postim ka arritur të grumbullojë numër të madh komentesh e reagimesh nga lexuesit. (shih këtu)


Gjatë hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur se artikulli i njëjtë është publikuar edhe nëpër portale tjera të dyshimta. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “Banglarcontent24.com” ka publikuar një artikull të rremë duke pretenduar se deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka deklaruar se do të organizojë protestë për rrëzimin e Qeverisë.

Se ky artikull është komplet i sajuar, është vërtetuar pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, pasi i njëjti nuk është gjetur i publikuar në asnjë medium kredibil në Kosovë. Gjithashtu, kjo deklaratë e tij nuk gjendet as në profilin zyrtar të Selmanajt në Facebook, siç pretendohet në përmbajtje të artikullit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere