[email protected]
Aplikacionet kryesore që ndihmojnë në identifikimin e dezinformimit në internet
shape
shape
shape

Artikull nga RAND



Faqe të panumërta në internet dhe media sociale kryesore janë të përmbytura me dezinformata, shpesh herë përmbajtje të ndryshme të rreme të shkruara si dhe audio/video paraqiten si të vërteta dhe kjo sjellë probleme të pariparueshme. Është bërë e vështirë të kuptohet se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo, mirëpo ekspozimi i përmbajtjeve të rreme është bërë i mundur me mjetet dhe teknikat e duhura.

Këto mjete mund të jenë të dobishme për ju në luftimin e dezinformimit:

Adblock Plus

Adblock Plus është një aplikacion që bllokon reklamat dhe faqet e internetit përmes përdorimit të listave filtruese. Automatikisht i vendosë në listën e bardhë reklamat që plotësojnë standardet e “reklamave të pranueshme” — në mënyrë që reklamat të shmangin bllokimin në këtë platformë duke iu përmbajtur standardeve. Përdoruesit mund t’iu ikin reklamave duke duke rregulluar cilësimet e paracaktuara. Adblock, që është një mjet për bllokimin e reklamave është edhe një mënyrë për përdoruesit që të mbrojnë veten jo vetëm nga reklamat e dëmshme, por edhe nga faqet e tjera të dëmshme, përfshirë ato që përhapin dezinformata.

Bad News

Ky mjet synon që përdoruesit të kuptojnë teknikat e përfshira në shpërndarjen e dezinformatave. Kjo lojë i ekspozon lojtarët ndaj taktikave të lajmeve të rreme që përdoren kundër tyre duke i vendosur ata në pozitën e një kreu për lajme të rreme. Lojtarët fitojnë duke publikuar tituj që tërheqin më shumë ndjekës.

Bot Sentinel

Bot Sentinel është një platformë e krijuar për të zbuluar dhe gjurmuar trollbots dhe llogaritë e rreme në Twitter. Bot Sentinel përdor mësimin e makinerive dhe inteligjencën artificiale për të studiuar llogaritë në Twitter, për t’i klasifikuar ato si të besueshme ose jo të besueshme dhe për të identifikuar bots. Më pas i ruan ato llogari në një bazë të dhënash për t’i gjurmuar çdo ditë. Zhvilluesit përdorin të dhënat që mbledhin për të eksploruar efektin e bots dhe propagandën e tyre në diskurs dhe për të eksploruar mënyra për të kundërshtuar përhapjen e bots-ave dhe informacionin që shpërndajnë. Klasifikimi i llogarive të rreme është një proces manual, aty shqyrtohen qindra tweets dhe retweets gjatë procesit të rishikimit. Nëse një llogari ka një numër të madh ndjekësish dhe një përqindje të lartë të tweets që janë me përmbajtje mashtruese /ose me fakte të pasakta, mund ta klasifikojnë atë llogari si të pabesueshme. Kjo platformë e gjurmimit bot nuk është e lidhur me RAND; është në pronësi dhe operohet nga Bot Sentinel Inc, për të cilën mund të lexoni më shumë këtu: https://botsentinel.com/info/about

BotSlayer

BotSlayer është një mjet që ndihmon në gjurmimin dhe zbulimin e manipulimit të mundshëm të informacionit që përhapet në Twitter. BotSlayer përdor një algoritëm zbulimi për të identifikuar hashtagët, lidhjet, llogaritë dhe mediat që janë duke u përforcuar në një mënyrë të koordinuar nga bots. Përdoruesit mund të shikojnë/eksplorojnë tweets dhe llogari të lidhura me një përforcim të tillë në Twitter ose të kërkojnë përmbajtje të ngjashme.

Emergent.Info

Emergent.Info është një mjet i bazuar në faqe që gjurmon, verifikon ose zhvlerëson thashethemet dhe komplotet në internet. Thashethemet sugjerohen nga individë në faqe dhe më pas stafi shqyrton dhe përcakton nëse pretendimi është i verifikuar apo i rremë.

Fakey

Fakey është një mjet edukativ interaktiv i bazuar në faqe të internetit, i krijuar për të përmirësuar edukimin mediatik. Paraqet histori lajmesh që përfshijnë karakteristika të klikimeve, lajmeve të rreme, teorive konspirative, etj. Më pas përdoruesve u kërkohet të zgjedhin të ndajnë, fshehin ose kontrollojnë faktet. Qëllimi është t’u ofrojë përdoruesve përvojë në identifikimin e informacionit të vërtetë dhe të rremë.

Get-Metadata Viewer

Get-Metadata Viewer është një mjet i bazuar në faqe të internetit që u ofron përdoruesve meta të dhëna për foto, video dhe tekste, duke përfshirë vendndodhjen, kohën, datën kur është modifikuar, formatin, madhësinë e dokumentit, etj.

Iffy Quotient

Iffy Quotient është një mjet i bazuar në ueb faqe që përdor NewsWhip për të kërkuar në Facebook dhe Twitter dhe për të identifikuar URL-të që dihet se janë të njëanshme ose raportuese të shpeshta të informacionit të rremë. Mjeti më pas llogarit përqindjen e URL-ve në çdo sajt që janë “të paqarta” ose të njohura për raportimin e informacionit të rremë ose mashtrues.

Video Verification Plugin (InVid)

InVid është një mjet që ndihmon në verifikimin e fakteve përmes verifikimit me video. Mjeti u ofron përdoruesve informacione kontekstuale për videot, kërkimin e imazheve, të dhënat meta për video, informacionin për të drejtat e autorit të videos, së bashku me veçori të tjera për të ndihmuar në verifikimin e përmbajtjes.

NewsCheck Trust Index

NewsCheck është një platformë e bazuar në ueb faqe që kryen vlerësimin e besueshmërisë duke përdorur një kombinim të teknologjisë blockchain dhe njerëzve për të luftuar lajmet e rreme. Ata kanë një sistem për menaxhimin dhe shpërndarjen e përmbajtjes që konsiderohet e besueshme për konsumatorët. Pjesë e Platformës NewsCheck është NewsCheck Index, një grup standardesh gazetareske, që më pas përdoret për të verifikuar në mënyrë transparente informacionin e lajmeve. Ky mjet gjithashtu identifikon anshmëritë. NewsCheck ofron gjithashtu një udhëzues universitar që lejon studentët e gazetarisë dhe shkencave të të dhënave të përdorin platformën falas si mësim eksperimental.

Këtu mund të gjeni mjete dhe aplikacione të tjera për luftimin e derzinformatave:

Botometer

Captain Fact

Certified Content Coalition

Checkology

ClaimBuster

Climate Feedback

CrashCourse Media Literacy Videos

CrossCheck

Digital Polarization Initiative

Dirt Protocol

Disinformation Index

Domain Whitelist

Duke Videofactchecking Tool

Exifdata

Exiftool

Facebook Political Ad Collector

Factcheck.org

Factchecking

Factitious

Fake News: The Game

FakerFact

First Draft Verification Curriculum

Forensically Image Verification Tool

Fotoforensics

Glorious Contextubot

Hamilton 2.0

Hoaxy (Observatory on Social Media)

Humble Media Genius

Iffy Quotient

Information Operations Archive

Interland

International Fact Checking Network (IFCN) Codes and Principles

Journalism Trust Initiative

KnowNews

Lead Stories FactChecker

Learn 2 Discern Curriculum and Online Game

Making Sense of the News

Media LIT: Overcoming Information Overload

MediaBias Ratings

MediaBugs

Metapicz

Misinformation Detector

News Literacy Course Pack, Center for News Literacy

NewseumED

Newstrition

OpenSources

Our.News

PolitiFact

PolitiTruth

Polygraph (BBG)

Pro-Truth Pledge

Project Look Sharp Media Literacy Curriculum

Public Editor

Putting Civic Online Reasoning in Civics Class

rbutr

Reveal Image Verification Assistant

Schema.org Claim Review

Share the Facts Widget

Snopes

The Factual

The Trust Project Indicators

Trive Verify

Trust and Verification

Trusted Times

Truth Goggles

TV News Fact Check

Twitter Trails

Verification Tool

Video Verification Plugin (InVid)

Web Literacy

Website Whitelist

Whitelist Manager

Who Targets Me

YouTube Data Viewer – Citizen Evidence Lab

Share With Others