Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë: Nuk ka asnjë vendim për Trustin

HIBRID

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar artikullin me titull “LAJMI I FUNDIT – Ja qfar u vendos per trustin lajm i mire”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është i sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet një lajm i publikuar nga portali “KlanKosova.tv”, që tregon se janë mbledhur mbi 21 mijë nënshkrime pro projektligjit për tërheqjen e 30% të kursimeve nga Trusti.

Pra, pretendimi se ka vendim për Trustin, i bërë përmes titullit të këtij artikulli, rezulton të jetë i rremë.


Vegëzat e artikullit të publikuar nga portalet e dyshimta “on27.net” dhe “Banglacontent 24.com”:

https://on27.net/lajmi-i-fundit-ja-qfar-u-vendos-per-trustin-lajm-i-mire/?fbclid=IwAR3idkB9gmdeoq1nzKEwD69uQ3QDTsDzwlwrKX__8qmHsBYU49zM8P-6Kl8

https://banglacontent24.com/sites/lajmi-i-fundit-ja-qfar-u-vendos-per-trustin-lajm-i-mire/?fbclid=IwAR0EcYCXMAXDQSoUhOUmwPYhRMPTCucPQvakfO0E_P6CDLFHBvb-EvEm6EA


Ky artikull me titull të sajuar u shpërnda edhe në rrjetin social Facebook nga faqet si “Gazeta Prishtina” dhe “Post Lajme”.


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar në “KlanKosova.tv”.


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull lidhur me grumbullimin e mbi 21 mijë nënshkrimeve të qytetarëve, pro projektligjit për tërheqjen e 30% të kursimeve.

Mirëpo, këtij artikulli i kanë vënë titull të sajuar “LAJMI I FUNDIT – Ja qfar u vendos per trustin lajm i mire”, duke bërë pretendim të pabazuar se ka një vendim rreth Trustit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere