Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Titull i sajuar dhe lajm i vjetër

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “ingazetaa.com” sot (13 korrik) ka publikuar artikullin me titull “Pas rënies së cmimit të naftës, vjen lajmi tjetër i mirë për gjithë qytetarët!”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull dhe është vërtetuar se përmban titull që nuk korrespondon me përmbajtjen.

Në përmbajtje gjendet lajm i vjetër i muajit mars, atëkohë kur zëvendësministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi, kishte bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me “Shoqatën e Transportit Rrugor”, të kthejnë çmimet e biletave të autobusit siç kanë qenë më parë.

Këtë ngjarje të vjetër, ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë si aktual.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “ingazetaa.com”:

https://ingazetaa.com/wp/2022/07/13/pas-renies-se-cmimit-te-naftes-vjen-lajmi-tjeter-i-mire-per-gjithe-qytetaret/?fbclid=IwAR1bUFVwMneXTD9hZ8cBDocDbZry0Qc20PA4RUuYTTQt6hPtogbt55QOnL8

Ky artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqja “Gazeta”, e cila numëron mbi 200 mijë ndjekës. (shih këtu)

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (18 mars) nga disa media online në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “ingazetaa.com” ka publikuar një artikull të vjetër të muajit mars, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual, duke i vënë titull të rremë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere