[email protected]
Konspiracionistët pretendojnë pa fakte se imazhet e NASA-s janë të rreme
shape
shape
shape

Artikull nga Pointer



Kohëve të fundit, teleskopi hapësinor i NASA-s James Webb ka transmetuar imazhe të reja hapësinore mes galaktikave dhe yjeve duke dhënë qasje në të kaluarën e largët të universit. Ky zbulim bëri bujë dhe ende përfolet në media dhe rrjete sociale, por është bërë edhe shënjestër i lajmeve të rreme dhe dezinformatave.

Imazhet e para nga James Webb Telescope u shpërndanë më 12 korrik dhe, po atë ditë, u plasua një video në Facebook nga MAG TRUTH BAM, duke vënë në dyshim vërtetësinë e fotove dhe ekzistencën e teleskopit.

Në video e cila është e gjatë rreth 13 minuta dhe përfshin imazhe të ndryshme – pjesë nga konferenca e Shtëpisë së Bardhë dhe lajme televizive rreth zbulimeve të teleskopit hapësinor – është një komentues prapa i cili tenton të “ekspozojë këtë mashtrim ndaj masës”.

“ARSYJA E VËRTETË PËRSE ‘NASA’ SHTYN TELESKOPIN WEBB JAMES NË RENDIN E RI BOTËROR URIA NË TË GJITHË BOTËN TASHMË KA FILLUAR,” është titulli i videos.

“Nuk mund të besoj se vazhdojnë ta cilësojnë këtë mashtrim si të vërtetë”, thotë ai. “Por, e dini çfarë? Në rendin e ri botëror, kjo është ajo që ata do të jenë në gjendje të bëjnë. Të gjitha këto budallallëqe do iu japin masave”. Në vazhdim ai pretendon se teleskopi nuk mund të jetë real dhe që është e pamundur të transmetojë imazhe në Tokë, sepse nuk ka “asgjë që transporton internet në hapësirë”. Gjithashtu, sipas komentuesit, fotot që teleskopi bëri nuk mund të jenë reale sepse galaktikat nuk ekzistojnë dhe Toka është “e mbuluar nga një kub dhe në një mjedis të bllokuar”.

Facebook këtë postim e ka vendosur “me rrezik të lartë” (flagged) pasi në pretendimet e tij nuk ka asnjë bazë dhe fakte. Facebook e ka bërë këtë si pjesë e përpjekjeve për të luftuar lajmet e rreme dhe dezinformatat në News Feed.

Zhvillimi dhe ndërtimi i teleskopit hapësinor, James Webb, është dokumentuar mirë gjatë viteve, që nga viti 1996 eksploron historinë tonë kozmike dhe origjinën e universit duke parë galaktikat miliarda milje larg Tokës.

Si dhe pretendimi i videos se galaktikat nuk ekzistojnë është gjithashtu i pabazuar. Që në kohët antike, në shekullin e pestë p.e.s, filozofi grek Demokriti ka teorizuar për qiellin e natës se aty është parë një brez i shndritshëm drite dhe një koleksion yjesh. Ai ka përshkruar një pjesë të galaktikës Milky Way.

Ndryshe nga ajo që nënkupton videoja në Facebook, transmetimi i një sinjali përmes hapësirës nuk është i pamundur dhe ka ndodhur që kur u shpik radio në vitet 1890. Sinjalet e radios dhe televizionit që burojnë nga Toka madje kanë udhëtuar jashtë sistemit tonë diellor.

Si dhe për pretendimin se Toka është një disk i sheshtë që gjendet nën një kube me diellin, hënën dhe yjet, ka shumë prova që përgënjeshtrojnë teorinë, duke përfshirë imazhet të shumta të Tokës që janë marrë nga hapësira gjatë viteve.

(Artikullin e plotë të Poynter mund ta lexoni këtu)

Share With Others