Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka rritje të çmimit të makiatos siç pretendohet në titull

HIBRID

Portali informativ “Gazetametro.com”, dje (24 korrik) ka raportuar lidhur me rritjen e çmimit të kafesë (Makiato) në një lokal në Prishtinë.

Në këtë artikull, portali i lartcekur ka siguruar kuponin fiskal të lëshuar më datë 24 korrik, ku shihet qartë që çmimi për një makiato është 2.50 euro, ndërsa 2 euro për një kafe amerikane. (shih këtu)

Mirëpo, këtë artikull të Gazeta Metro, e kanë publikuar edhe disa portale tjera, disa prej tyre të dyshimta me pretendimin se çmimi i makiatos në Prishtinë ka shkuar në 2 euro.

Kjo lë të kuptohet se në të gjithë Prishtinën duhet të paguhet ky çmim për një makiato, ose se është marrë vendim që çmimi për këtë lloj kafeje të jetë 2 euro.


Vegëzat e artikullit të publikuar në disa portale me titull të sajuar “Shkon në 2.50 cent çmimi i makiatos në Prishtinë”:

https://gazetakonkrete.info/2022/07/24/shkon-ne-2-50-cent-cmimi-i-makiatos-ne-prishtine/?fbclid=IwAR0ZdoHkMaUQdQn1o7ogwi44PGZMOeLm8zf9S-pJW4pLH7XfkL__Y1002oU

https://korrespodenti.com/biznes/shkon-ne-2-50-cent-cmimi-i-makiatos-ne-prishtine/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=shkon-ne-2-50-cent-cmimi-i-makiatos-ne-prishtine


Ky artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Arbëria”, e cila numëron afër 50 mijë ndjekës. (shih këtu)


Analiza:

Portali “Gazetametro.com” ka publikuar një artikull me lajmin se në një lokal në Prishtinë, çmimi për një kafe (makiato), është bërë 2.50 euro.

Këtë artikull e kanë publikuar edhe portale tjera, por që i kanë vënë titullin e sajuar – “Shkon në 2.50 cent çmimi i makiatos në Prishtinë”, duke lënë të kuptohet se çmimi i kësaj pije është shtrenjtuar në të gjitha lokalet në Prishtinë.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere