[email protected]
Nuk është e vërtetë që Gjukanoviq vërtetoi fjalët e Haradinajt se Zhlebi dhe Çakorri po i kthehen Kosovës
shape
shape
shape

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe, dje (26 korrik) kanë publikuar një artikull me titull “E FUNDIT/ Po i dalin fjalet te madhit Ramush Haradinaj – Zhlebi dhe Çakorri po i kthehen Kosoves? Gjukanoviq vërtetoi fjalët e Haradinajt”.

Nga kontrolli i fakteve i kryer nga hibrid.info, është kuptuar se ky titull është i rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen.

Në përmbajtje gjendet lajm i vjetër, i publikuar më 18 maj të këtij viti, atëherë kur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kishte mirëpritur deklarimin e presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, për korrigjimin gabimeve eventuale të ndodhura në procesin e demarkimit të kufirit shtetëror mes dy vendeve.

Mirëpo, këtij artikulli i është vënë titull i rremë me pretendimin se Zhlebi dhe Çakorri po i kthehen Kosovës, duke shtuar se këtë e ka vërtetuar edhe presidenti malazez, Gjukanoviq.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “Specialja.com” dhe “Lajme.buzz”:

https://specialja.com/news/2022/07/26/e-fundit-po-i-dalin-fjalet-te-madhit-ramush-haradinaj-zhlebi-dhe-cakorri-po-i-kthehen-kosoves-gjukanoviq-vertetoi-fjalet-e-haradinajt/?fbclid=IwAR3t95C6C28yiUqDWqT6N_l5mFo_YM7coM2RpdEjOdhXo0cEzzVhdAQ_xuA
https://lajme.buzz/e-fundit-po-i-dalin-fjalet-te-madhit-ramush-haradinaj-zhlebi-dhe-cakorri-po-i-kthehen-kosoves-gjukanoviq-vertetoi-fjalet-e-haradinajt/?fbclid=IwAR2p-pGLH9H-_llaraDwunrUcvDZnAarBv_nsDFMyyTR89UIPFRo9ne893M

Ky artikull i vjetër me titull të rremë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Specialja”, e cila numëron mbi 80 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur këtë artikull të publikuar në kohë reale (18 maj) në disa media online në Kosovë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull të vjetër të muajit maj, të cilin janë munduar ta paraqesin si aktual, duke i vënë titullin e rremë se “presidenti malazez Gjukanoviq ka vërtetuar fjalët e Ramush Haradinajt që Zhlebi dhe Çakorri po i kthehen Kosovës”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others

Translate »