Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “banglacontent24.com” sot (5 gusht) ka publikuar një artikull me pretendimin se presidenti rus, Vladimir Putin, ka ndërruar jetë.
Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, titulli i këtij artikulli del të jetë një pretendim i rremë, që nuk i përgjigjet realitetit.
Artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë mbanë titullin “Mediat boteгoгe, Putin ka ndeггuar jete, ja faktet qe tгondisin boten” dhe ngrit pretendime mbi mundësinë e vdekjes së Putinit. Përmbajtja e artikullit është e bazuar në një lajm në portalin informativ britanik dailystar.co.uk mbi pretendimin për vdekjen e Putinit.
Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “banglacontent24.com”:
Pjesë nga artikulli i publikuar në “Banglacontent24.com”:
Shefat e inteligjencës britanike kanë bërë një deklaratë bombë lidhur me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Ata besojnë se Presidenti Putin tashmë mund të ketë vd ekur. Shefat e lartë të MI6 thonë se presidenti rus ka qenë i sëmurë rëndë dhe se nëse ai do të kishte vd ekur, miqtë e tij do ta mbyllnin atë për të mbajtur pushtetin për aq kohë sa të ishte e mundur.
Përmbajtja e artikullit të publikuar në gjuhën shqipe është i bazuar në një artikull të publikuar nga mediumi britanik “dailystar.co.uk” (28 maj) që ngrit vetëm dilema mbi vdekjen e Putinit, bazuar në disa dyshime të ngritura nga, siç pretendohet, të burimeve nga inteligjenca britanike. Në lajmin e publikuar nga mediumi britanik “dailystar.co.uk” pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, vuan nga një sëmundje dhe nëse do të vdiste kjo nuk do të bëhet publike. Në artikull ngrihen pretendime se edhe mund të jetë i vdekur për shkak se në raste me shqetësime shëndetësore ka përdor sozi, e që mund të përdoret edhe tani nga Kremlini.
Pretendime të tilla rreth gjendjes së rëndë shëndetësore të presidentit rus Putin, hibrid.info ka trajtuar edhe më parë (këtu), por të cilat kanë rezultuar të pabaza.
Analiza:
Portali i dyshimtë “Banglacontent24.com” ka publikuar një artikull që flet për mundësitë që presidenti rus mund të jetë i vdekur tashmë.
Por këtij artikulli i është vënë titull i sajuar me pretendimin se Putin ka vdekur.
Nga analiza e kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.
Arsyetimi:
Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.