Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i pasaktë: Logo nuk është e partisë së Putinit, por e një organizate ruse

HIBRID

Portali informativ në Shqipëri “GazetaTema.net” ka publikuar një artikull me pretendimin se partia e presidentit rus Vladimir Putin ka marrë logon e Partisë Demokratike në Shqipëri (PD), e cila udhëhiqet nga Sali Berisha.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky pretendim i “GazetaTema.net” nuk është i saktë, pasi në fotografinë ilustruese ku shihet presidenti rus duke mbajtur një fjalim, nuk gjendet logoja e partisë së tij, por e një organizate publike në Rusi e quajtur “Biznes Rusia”.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “GazetaTema.com”:

https://www.gazetatema.net/politika/fotot-putini-i-merr-logon-partise-se-sali-berishes-i350045


Hibrid.info ka arritur të gjejë ueb faqen zyrtare të kësaj organizate publike në rusi, e themeluar në vitin 2001, ku shihet logo që ngjason me atë të Partisë Demokratike në Shqipëri. (shih këtu)

(Screenshot i ueb faqes së organizatës publike ruse “Biznes Rusia”)

Partia e cila është themeluar nga Vladimir Putin mban emrin “Rusia e Bashkuar” dhe në logon e saj gjendet flamuri rus dhe një ari, që njihet edhe si simbol kombëtar i këtij vendi. (shih këtu)

(Screenshot i ueb faqes së partisë “Rusia e Bashkuar”)

Aktualisht kjo parti udhëhiqet nga ish-presidenti dhe ish-kryeministri rus, Dmitry Medvev (këtu). Mirëpo, zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov në vitin 2018 ka deklaruar se presidenti rus vazhdon që, defakto, të udhëheqë këtë parti. (shih këtu)

“Presidenti do të jetë në konventë, presidenti do të flasë në konventë. Dhe vetë ky fakt sugjeron që presidenti mbetet ende lider i kësaj partie, presidenti ende i kushton vëmendje dhe rëndësi të madhe gjërave që bën kjo parti”, ishte shprehur Peskov.


Një fakt tjetër shtesë sa i përket logos së Partisë Demokratike të Shqipërisë, është se logoja e vjetër ngjason me atë të organizatës publike ruse “Biznes Rusia”, por që në dhjetor të vitit 2021, PD ka bërë disa ndryshime në të. (shih këtu dhe këtu)


Ky artikull i “GazetaTema.net” është publikuar edhe nga portale tjera si “Periskopi.com”, “Lajmishqip.net” dhe “Gazetadita.al”.


Analiza:

Portali “GazetaTema.net” ka publikuar një artikull me pretendimin se partia e Putinit ka marrë logon e Partisë Demokratike në Shqipëri.

Ky pretendim del të jetë i rremë, pasi nga verifikimi i fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se logoja që shfaqet në këtë artikull i përket organizatës publike ruse, “Biznes Rusia” e jo asaj të partisë së Putinit.

Partia e themeluar nga Putin që aktualisht udhëhiqet nga ish-presidenti Dmitry Medvedev quhet “Rusia e Bashkuar” dhe në logo të saj shihet flamuri rus dhe një ari.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere