Instituti për studime arsimore “Edguard” sot (26 gusht) në një postim në faqet zyrtare në Facebook ka pretenduar se koeficienti 1-18, i përcaktuar në projekt-ligjin e ri për paga, i proceduar nga Qeveria e Kosovës ka vlerën 120 euro.
Në këtë postim, ndonëse thuhet se pretendimin e ka të bazuar në të dhënat e projektligjit të ri për paga, nuk arrihet të argumentohet një gjë e tillë, duke pasur parasysh se dokumentit i draftit të projektligjit nuk është publik.
Për më tepër, sipas raportimit të mediave të cilat kanë arritur që, përmes burimeve, të sigurojnë kopje e dokumentit të projektligjit të ri, e bëjnë të qartë se vlera monetare e koeficientit ende nuk është e përcaktuar.
Kjo vlerë vazhdon të mbetet vetëm si pjesë e diskutimeve në kuadër të anëtarëve të grupeve punuese ndër-ministrore të këtij projektligji.
Vegëza e postimit të institutit “Edguard” në Facebook:
Institui “EdGuard” duke u thirrur në projektligjin e ri për paga ka pretenduar se koeficienti 1-18 kap vlerën 120 euro, përkundër që ende nuk ka ndonjë draft të këtij dokumenti të hapur për publik.
Hibrid.info ka kërkuar të gjejë dokumentin e projektligjin për paga, por nuk është gjetur i publikuar në faqet zyrtare Ministria e Punëve të Brendshme: Administrata Publike (MPBAP). (shih këtu, këtu dhe këtu)
Duke e ditur se ky draft i projektligj është ende në kuadër të diskutimeve brenda autoriteteve qeveritare të parapara me procedura (shih këtu) është vështirë të dihet përmbajtja e tij.
Po ashtu, kjo vlerë monetare, sipas raportimit të mediave vazhdon të mbetet vetëm në kuadër të diskutimeve brenda grupeve punuese të projektligjit, por jo edhe pjesë e draftit të dokumentit, siç pretendohet në postimin e “EdGuard”. Sipas mediave që e kanë siguruar një kopje të draftit të projektligjit, një vlerë e tillë nuk ceket aty. (shih këtu)
Analiza:
Instituti “EdGuard” sot në një postim në Facebook, duke u thirrur në projektligjin e ri për pagat, bënë kalkulimin e rritjes së pagave për koeficientin 1-18 me vlerë monetare të koeficientit 120 euro, pwrkundwr qw ky projektligj nuk është publik.
Vlera e koeficientit 120 euro, vazhdon të diskutohet brenda grupeve punuese për këtë projektligj dhe se, sipas mediave që e kanë siguruar një kopje të projektligjit, një vlerë e tillë nuk ceket aty.
Kështu që, hibrid.info, ka vlerësuar se ky material i shpërndarë nga instituti “EdGuard” është i pa verifikuar.
Vlerësimi:
Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.