Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet gabimisht në titull se nga nesër (sot) “Trafiku Urban” është pa pagesë

HIBRID

Portal informativ “Kosova Sot” dje (21 shtator) ka publikuar një artikull me titull “Merret vendimi: Nga nesër qytetarët nuk do ta paguajnë biletën e autobusit”. Pretendimi i bërë në titull është i gabuar dhe nuk korrespondon me përmbajtjen e artikullit.

Artikulli ka të bëjë më një vendim të Komunës së Prishtinë, përmes së cilit parashihet që sot (22 shtator), gjatë gjithë ditës” qytetarët mund ta përdorin transportin publik “Trafiku Urban”, pa pagesë. Ky vendim për lirim nga pagesa është marrë për nder të ditës ndërkombëtare pa makina.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/643134/merret-vendimi-nga-neser-qytetaret-nuk-do-ta-paguajne-bileten-e-autobusit/?fbclid=IwAR0B6e_PuWI8mdGxXYMcT_rOiaExKZflPePUj151-zR9LHZDrTILqDVgI_8

Pjesë të artikullit të publikuar në “Kosova-sot.info”:

Të gjithë qytetarët që shfrytëzojnë transportin publik “Trafiku Urban”, nesër nuk do të paguajnë biletën. Ky vendim për lirim nga pagesa është marrë për nder të ditës ndërkombëtare pa makina.

“Bazuar në vendimin e Komunës së Prishtinës, për nder të ditës ndërkombëtare pa makina, më datë 22.09.2022 lirohen nga pagesa  të gjithë qytetarët që shfrytëzojnë transportin publik të N.P.K. “Trafiku Urban” SH.A”, thuhet në njoftim.

Në titullin e artikullit të publikuar pretendohet se nga nesër (d.m.th. sot) të gjithë qytetarët që e shfrytëzojnë “N.P.K. ‘Trafiku Urban’ SH.A” nuk do të paguajnë biletë, përkundër faktit se brenda në përmbajtje të artikullit ceket së bëhet fjalë për vetëm datën 22 shtator.

Artikulli bazohet në një paralajmërim të bërë nga “Trafiku Urban Prishtinë” në faqen e saj në Facebook ku thuhet se “Bazuar në vendimin e Komunës së Prishtinës, për nder të ditës ndërkombëtare pa makina, më datë 22.09.2022 lirohen nga pagesa të gjithë qytetarët që shfrytëzojnë transportin publik të N.P.K. “Trafiku Urban” SH.A.” (këtu)


Analiza:

Portali informativ “Kosova-sot.info” vendimin për lirim nga pagesa shfrytëzuesve të trafikut urban, pretendojnë ta paraqesin si një vendim që hyn në fuqi nga sot. Por, në fakt, ky vendim parasheh që lirimi ndaj pagesave të bëhet vetëm gjatë ditës sotme (22 shtator), për nder të ditës ndërkombëtare pa makina.

Edhe pse në përmbajtje citohet në mënyrë të drejt, interpretimi në titull është i gabuar.

Hibrid.info në bazë të metodologjisë së punë, vlerëson se pretendimi i bërë në titull është “Babim”.


Vlerësimi

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere