Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajm i vjetër për lejet e qëndrimit në Gjermani

FESTIM RIZANAJ

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “mërgimtari.net” dje (30 shtator) ka publikuar një artikull me titull “Qeveria gjermane merr vendimin për lejet e qëndrimit, përfitojnë edhe shqiptarët e kosovaret”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se lajmi është i vjetër (Korrik 2022) atëkohë kur Gjermania kishte vendosur për paketën e parë të reformës së migracionit dhe ku pezullimi i përkohshëm i dëbimit të personave pa të drejtë qëndrimi.

Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “mergimtari.net”:

Të mërkurën (06.07) kabineti qeveritar gjerman vendos për paketën e parë të reformës së migracionit. Projektligji i Ministrisë së Punëve të Brendshme parashikon futjen e një të ashtuquajturi “shans për të drejtë qëndrimi”. Kjo u hap një kategorie të huajsh në Gjermani mundësi të reja për të marrë një status të sigurtë qëndrimi.

Migrantët që jetojnë prej pesë vjetësh apo më gjatë në Gjermani me lejen “Duldung” (pezullim i përkohshëm i dëbimit të personave pa të drejtë qëndrimi) – do të kenë mundësi që të jetojnë legalisht gjithmonë në Gjermani. Konkretisht personat e prekur nga rregullorja e do të merrnin për 1 vit provë, një leje qëndrimi. Nëse në këtë kohë ata tregojnë, se zotërojnë gjuhën gjermane, dhe mund ta sigurojnë jetesën, mund të marrin një leje qëndrimi afatgjatë në Gjermani.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “mergimtari.net”:

http://mergimtari.net/qeveria-gjermane-merr-vendimin-per-lejet-e-qendrimit-perfitojne-edhe-shqiptaret-e-kosovaret/?fbclid=IwAR2I64QcTSgTGjfvSiApHHJG1ahb1xkwajnOVCAUDyrpSM9AU2btFnNW9yI


I njëjti artikull është publikuar dje (30 shtator) edhe në Facebook, nga faqja “Dardania press”. (këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (korrik 2022) në disa media online në gjuhën shqipe. (këtu, këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “mërgimtari.net” ka publikuar një artikull të vjetër të vitit 2020 me pretendimin ta paraqesë atë si aktual.

Lajmi kishte të bëjë me shtetin gjerman kur kishte vendosur për paketën e parë të reformës së migracionit ku përfshihej pezullim i përkohshëm i dëbimit të personave pa të drejtë qëndrimi.

Pas analizës së kontrollit të fakteve përmes metodologjisë së punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere