Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Artikull me titull të sajuar për heqjen e masave kufizuese

HIBRID

Portali i dyshimtë “kosalb.net” ka publikuar një artikull që pretendon se ministri i Shëndetësisë në Detyrë, Armend Zemaj ka deklaruar se do të hiqet ora policore, si pasojë e masave anti-covid.

Megjithatë, pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull të rremë që nuk përputhet me përmbajtjen.

Në tekstin e këtij shkrimi gjendet lajmi i datës 20 shtator të vitit të kaluar, ku Zemaj kishte njoftuar se ditëve në vijim do të bëhej gati “Spitali për Covid-19”, me 500 shtretër në Prishtinë.

Teksti i artikullit të publikuar në kosalb.net:

LAJMI I FUNDIT : Armend Zemaj jep lajmin e mire heket ora policore dhe per qdo person ndahen nga…

Zemaj e jep super lajmin: Urime Kosovë po bëhet gati…

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se ditëve në vijim do të bëhet gati “Spitali për Covid-19”, me 500 shtretër në Prishtinë.

Ai thotë që po komunikojnë me COVAX/OBSH për sigurimin e vaksinës së mundshme kundër Covid-19, si dhe po bëjnë veprimet e nevojshme në pajtim me situatën, shkruan Indeksonline.

Tutje, Zemaj thotë se është shqetësuese që nuk po miratohet “Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike”. Njoftimi i plotë:

Vegëza e artikullit të publikuar në kosalbt.net:

https://kosalb.net/lajmi-i-fundit-armend-zemaj-jep-lajmin-e-mire-heket-ora-policore-dhe-per-qdo-person-ndahen-nga/


https://kosalb.net/lajmi-i-fundit-armend-zemaj-jep-lajmin-e-mire-heket-ora-policore-dhe-per-qdo-person-ndahen-nga/

Në përmbajtjen e këtij artikulli shkruan se Zemaj më 20 shtator kishte njoftuar se ditëve në vijim do të bëhet gati “Spitali për Covid-19”, me 500 shtretër në Prishtinë. Pra, lajmi në artikull nuk ka të bëjë asgjë me heqjen e orës policore, siç pretendohet në titullin e artikullit të publikuar nga kosalb.net.

Më poshtë mund të lexoni artikullin origjinal të publikuar në kohë reale nga disa media online:

https://www.arbresh.info/lajmet/zemaj-e-jep-nje-lajm-te-mire-per-spitalin-per-covid-19/

https://indeksonline.net/zemaj-e-jep-super-lajmin-po-behet-gati-spitali-per-covid-19-me-500-shtreter/


Analiza:

Portali i dyshimtë “kosalb.net” ka marrë një lajm të vjetër, të datës 20 shtator, të cilin e ka publikuar dje (1 janar), duke pretenduar ta paraqes atë si lajm aktual. Gjithashtu, këtij artikulli i ka vënë titull të rremë në mënyrë që të nxitë lexuesit të klikojnë në të. Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull kategorizohet si  “clickbait” dhe “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere