Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë… Të fundit | Videoja e vjetër nga Indonezia paraqitet rrejshëm si gjendje e rrugëve në K… Të fundit | Rikthehet narrativa e pabazë se bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci përbën… Të fundit | Imazhi i pretenduar i Albin Kurtit me Lidija Sokoloviq, i gjeneruar nga IA Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme dhe të pabazuara për figurat politik… Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se ka lajm për lirimin e Hashim Thaçit

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “banglarreporter.com” ka publikuar një artikull me titull “Vjen LAJMI BO MBË: Ja kur pritet të lirohet Hashim Thaçi”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull dhe ka vërtetuar se titulli është i rremë, që nuk përputhet me përmbajtjen.

Gjithashtu, në artikull gjendet një lajm i vjetër i publikuar më 10 dhjetor 2020, atëherë kur avokati i Hashim Thaçit, David Hooper, kishte bërë kërkesë për lirimin e klientit të tij me anë të një parashtrese prej 28 faqesh.

Pra, ky portal i dyshimtë ka përdorur një lajm të vjetër të cilit i ka vënë qëllimshëm titull të rremë, duke u munduar ta paraqesë atë si lajm aktual.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “banglarreporter.com”:

https://banglarreporter.com/archives/6032?fbclid=IwAR31hVLP-Gb1NXoInCaBeAv4YFLdeLuiguqp0RlUIBLjuvJUd9mjYJczAP4
https://banglarreporter.com/archives/6032?fbclid=IwAR31hVLP-Gb1NXoInCaBeAv4YFLdeLuiguqp0RlUIBLjuvJUd9mjYJczAP4

Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja me emër “Gazeta Aktive”, e cila numëron mbi 90 mijë ndjekës, ndërsa në këtë postim ka arritur të grumbullojë numër të madh reagimesh e komentesh. (shih këtu)


Nuk është hera e parë që artikulli i njëjtë është publikuar nga portale të dyshimta, pasi edhe me datë 3 shkurt 2021 është publikuar nga portali tjetër i dyshimtë me emër “neës34post.com”, i cili kishte përdorur titullin e rremë “Lajmi I Fundi Me 14 Shkurt Pritet Të Lirohet Hashim Thaçi”.

Gjithashtu, edhe artikullin e publikuar më 3 shkurt 2021 e ka trajtuar Hibrid.info. (shih këtu)


Hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar më 10 dhjetor 2020 nga portali “radiokosovaelire.com”. (shih këtu)


Analiza:

Artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “banglarreporter.com” përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen, ndërsa lajmi është i vjetër, i publikuar më 10 dhjetor 2020.

Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info bazuar në metodologjinë e punës, ky artikull merr vlerësimin si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere