Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Çka është edukimi mbi median dhe informacionin?

HIBRID

Edukimi mbi Medien dhe Informacionin – EMI – ka të bëjë me pajisjen e qytetarëve me kompetencat dhe aftësitë për t’u përfshirë dhe për të ndërvepruar në mënyrë efektive dhe të përgjegjshme me medien dhe sistemet e informacionit. Kjo u mundëson atyre që të bëhen qytetarë aktivë dhe kritikë, të cilët mund të marrin pjesë në jetën qytetare dhe të kontribuojnë në fuqizimin e demokracisë.

Ndonëse deri vonë janë përdorur ndaras dy definicione: edukimi medial dhe edukimi informativ, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) e ka konceptuar definicionin e përbërë Edukimi mbi medien dhe informacionin (EMI) pasi kjo qasje siguron definicion më gjithëpërfshirës për nevojën që të ofrohen edukimet e ndërlidhura si edukim financiar, shëndetësor, digjital etj. Në faqet në vazhdim, është paraqitur koncepti i EMI-së sipas kornizës së UNESCO-s.

EMI, i kuptuar si një koncept i përbërë, përfshin njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet që u mundësojnë qytetarëve të:

  • Kuptojnë rolet dhe funksionet e medieve dhe ofruesve të tjerë të informacionit në shoqëritë demokratike;
  • Kuptojnë kushtet në të cilat këto funksione mund të përmbushen plotësisht;
  • Njohin dhe artikulojnë nevojën për informacion;
  • Gjejnë dhe t’i qasen informacionit përkatës;
  • Vlerësojnë në mënyrë kritike informacionin dhe përmbajtjen e medieve dhe ofruesve të tjerë të informacionit, përfshirë ato në internet, në aspektin e autoritetit, besueshmërisë dhe qëllimit;
  •  Nxjerrin dhe organizojnë informacionin dhe përmbajtjen mediatike;
  • Sintetizojnë ose veprojnë në idetë e abstraktuara nga përmbajtja;
  • Në mënyrë etike dhe me përgjegjësi komunikojnë të kuptuarit e njohurive të krijuara për audiencën ose lexuesin në një formë dhe medium të përshtatshëm;
  • Të jenë të aftë t’i aplikojnë aftësitë e TIK-ut në mënyrë që ta përpunojnë informacionin dhe të prodhojnë përmbajtje;
  • Ndërveprojnë me mediet dhe ofruesit e tjerë të informacionit, përfshirë ato në Internet, për vetëshprehje, liri të shprehjes, dialog ndërkulturor dhe pjesëmarrja demokratike.

Për më shumë, EMI përfshin edhe përdorimin e medies dhe informacionit për të kontribuuar në shoqërinë e dijes përmes përvetësimit të shkathtësive për të krijuar përmbajtje informative dhe mediale. Kështu, përdorimi i medies dhe ofruesve të ndryshëm të informacionit shihet kyç jo vetëm për informim, por edhe për fuqizim personal dhe shoqëror si dhe pjesëmarrje në vendimmarrje dhe më gjerë në shoqërinë e dijes.

EMI është i interesuar t’u jap njerëzve një kuptim mbi rëndësinë e medieve dhe ofrueseve të tjerë të informacioneve në mënyrë që: 

  1. të marrin vendime të informuara;
  2. të mësojnë për botën rreth tyre;
  3. të ndërtojnë një ndjenjë komuniteti;
  4. të mbajnë diskursin publik, dhe
  5. të angazhohen në të mësuarit jetëgjatë.

EMI ka potencial t’i luftojë sfidat më te mëdha të shekullit XXI si dezinformimi, radikalizmi, gjuha e urrejtjes, populizmi dhe diskriminimi në baza gjinore. Kur audienca ka të qartë atë se çfarë është etike, profesionale dhe kur arrijnë që çdo tekst ta lexojnë në mënyrë kritike atëherë fenomenet e lartcekura do të ballafaqohen me reagime të duhura. Me posedimin e kompetencave të EMIot, ne do të kontribuojmë çdo herë e më shumë për një shoqëri më të arsimuar, të zhvilluar, dhe me të drejta të barabarta.

Artikull nga Gentianë Paçarizi

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere