Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Deklarata e Kurtit nuk lidhet me protestat kundër projektit në Zvërnec, ajo ishte dhënë para katër vjetësh

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

DEZINFORMATË

Deklarata e Kurtit është nga një fjalim i vitit 2022 dhe nuk lidhet me protestat në Tiranë.

“‘Shqipëria bëhet, Kosova bëhet!’/ Diaspora u dynd dje në Tiranë, fjalimi i Albin Kurtit të Kuvend: Problem kryesor largimi i rinisë! Duhet të kthejmë besimin në institucione e shtet” mban titullin një artikull i publikuar nga portali në gjuhën shqipe “balkanweb.com”, më 21 qershor.

Në imazh shfaqet kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa në prapavijë shfaqet një fotografi e protestës në Tiranë.

Pretendimi i njëjtë u publikua edhe në disa portale të tjera e në faqet e tyre në Facebook (shih këtu, këtu dhe këtu). Imazhet e publikuara me këtë pretendim kanë marrë mijëra pëlqime e qindra komente. Ndër komentues shihet se përmbajtja janë marrë si të mirëqena.


E vërteta?

Përderisa titulli lë hapësirë të interpretohet se Kurti ka komentuar protestat kundër projektit në Zvërnec, në artikull është publikuar një deklaratë e tij e dhënë para katër vjetësh në Kuvendin e Shqipërisë.

Vetë përmbajtja e artikullit tregon se fjalimi është i mëhershëm.

Nga verifikimi i fakteve ka rezultuar se Kurti fjalimin e ka dhënë në Kuvendin e Shqipërisë më 27 nëntor 2022, në prag të Ditës së Flamurit (shih këtu).

Një kërkim në Google me fjalët “Kurti flet për protestat në Shqipëri” nuk ka rezultuar në ndonjë artikull kredibil informacioni.


Konteksti:

Në Shqipëri qe më shumë se tri javë me anë të protestave po kundërshtohet një projekt i madh turistik në zonën e mbrojtur Pishë Poro-Nartë, pranë Vlorës. Aty parashikohet ndërtimi i hoteleve dhe vilave luksoze me vlerë miliarda euro dhe si projekt është i lidhur me investitorë të huaj, përfshirë plane të mëhershme të përmendura të Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump.

Banorët, aktivistët dhe shoqëria civile po protestojnë kryesisht për shkak të ndikimit të mundshëm në mjedisin e ndjeshëm të zonës, kontesteve të pronësisë së tokës, si dhe mungesës së transparencës rreth projektit dhe mënyrës së miratimit të tij (shih këtu).

Në disa raste Hibrid.info ka trajtuar përmbajtje që lidhin emrin e Kurtit me protestat në Tiranë (shih këtu).


Analiza:

Titujt e artikujve që lënë të kuptohet se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka komentuar protestat e fundit në Tiranë, janë të pasaktë

Vetë përmbajtja e artikullit e bën të qartë se deklaratat nuk kanë lidhje me zhvillimet aktuale në Shqipëri. Verifikimi tregon se fjalimi ishte mbajtur më 27 nëntor 2022 në Kuvendin e Shqipërisë, në prag të Ditës së Flamurit.

Po ashtu, nuk është gjetur asnjë burim kredibil që dëshmon se Kurti ka folur për protestat e fundit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson titujt si “dezinformatë”.

Arsyetimi

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere