Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Demantohet pretendimi i Bërnabiqit për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

FESTIM RIZANAJ

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar të mërkurën (11 janar) një artikull me një deklaratë të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila pretendon se Interpoli i ka mbyllur dyert Kosovës.

Këtë pretendim Bërnabiq e bëri pas një takimi që pati me presidentin e Interpol-it, Ahmed Nasser al Raisi, duke shtuar se kishte marrë garanci nga ai, se aplikimi potencial i Kosovës për anëtarësim Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale, nuk do të jetë në rend dite gjatë mandatit të tij.

Ky pretendim është demantuar nga Zyra për Shtyp e Interpolit në një përgjigje për tëvë1.info

Vegëza e artikujve të publikuar në mediat në gjuhën serbe:

https://www.politika.rs/sr/clanak/532081/ana-brnabic-kosovo-priznanje-interpol

https://rtv.rs/sr_lat/politika/brnabic-interpol-zatvoren-za-kosovo-i-metohiju_1407225.html

https://www.dnevnik.rs/politika/brnabic-na-dnevnom-redu-interpola-nema-clanstva-tzv-kosova-11-01-2023

Pjesë të artikullit të publikuar në mediat në gjuhën serbe:

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë sot se gjatë vizitës së saj në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar edhe me presidentin e Interpolit dhe ka përcjellë se nga ai ka marrë informacione se anëtarësimi në të ashtuquajturën Kosovë nuk do të jetë më. rendin e ditës gjatë mandatit të tij.


Pretendimet e kryeministres serbe se aplikimi i Kosovës në Interpol nuk do të jetë në rend dite gjatë mandatit të presidentit, Ahmed Nasser al Raisi u demantua nga Zyra për Shtyp e Interpolit.

Në një përgjigje të dhënë për tëvë1.info, nga Interpoli kanë thënë se në atë takim nuk është adresuar çështja e ndonjë aplikimi potencial për anëtarësim.

Përderisa zakonisht nuk komentojmë përmbajtjen specifike të një takimi bilateral, kur u shtrua çështja e anëtarësimit, Presidenti konfirmoi se INTERPOL-i është një organizatë policore dhe nuk është përfshirë në diskutime politike. Presidenti nuk e trajtoi çështjen e ndonjë aplikimi të mundshëm për anëtarësim.” (këtu)

Sipas nenit 4 të Kushtetutës së Interpolit, çdo vend mund të aplikojë për anëtarësim në Interpol nëse i plotëson kriteret.

“Çdo vend mund të delegojë si Anëtar në Organizatë çdo organ zyrtar policor, funksionet e të cilit janë në kuadër të veprimtarive të Organizatës. Kërkesa për anëtarësim i paraqitet Sekretarit të Përgjithshëm nga autoriteti përkatës qeveritar. Anëtarësia i nënshtrohet miratimit nga dy të tretat e shumicës së Asamblesë së Përgjithshme.” (këtu)

Në bazë të përgjigjes së dhënë për tëvë1.info nga ana e Interpolit dhe neni 4 i kushtetutës së tij, Kosovës nuk i është mbyllur dera e as nuk i mohohet e drejta për të aplikuar në Interpol siç pretendohet nga Bërnabiq.


Analiza:

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar të mërkurën (11 janar) një artikull me një deklaratë të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila pretendon se Interpoli i ka mbyllur dyert Kosovës.

Ajo tha se kishte marrë garanci nga presidenti i Interpol-it, Ahmed Nasser al Raisi, se aplikimi potencial i Kosovës për anëtarësim Organizatën Ndërkombëtare të Policisë Kriminale, nuk do të jetë në rend dite gjatë mandatit të tij.

Ky pretendim është demantuar nga Zyra për Shtyp e Interpolit në një përgjigje për tëvë1.info. Nga Interpoli kanë thënë se në atë takim nuk është adresuar çështja e ndonjë aplikimi potencial për anëtarësim.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere