Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Erdogan nuk ka dhënë deklarata për Policinë e Kosovës

HIBRID

Një llogari në TikTok që mban emrin “armies_of_the_world1”, ka publikuar një video-material ku shfaqet imazhi i Recep Tayyip Erdogan, presidentit të Turqisë.

Imazhit të presidentit turk i është vendosur mbishkrimi, që pretendon se ky i fundit ka dhënë vlerësime të larta për Policinë e Kosovës dhe ka deklaruar se Turqia do ta furnizojë me pajisje këtë institucion.

Por pas hulumtimit nga hibrid.info, nuk është gjetur asnjë material mbështetës që verteton pretendimin e publikuar nga llogaria në fjalë.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “armies_of_the_world1”:

https://www.tiktok.com/@armies_of_the_world1/video/7309404333957745925

Deri në momentin e trajtimit, ky video-material ka marrë afër 27 mijë shikime. (shih fotografinë më poshtë)


Hibrid.info ka hulumtuar me anë të makinës së kërkimit, Google, për të vërtetuar deklaratën e mundshme të presidentit Erdogan, për Policinë e Kosovës, por rezultatet e kërkimit nuk kanë shfaqur përmbajtje që vërtetojnë pretendimin (shih këtu).

Po ashtu hibrid.info ka hulumtuar edhe në rrjetet sociale të presidentit turk, në të cilat nga njoftimet e fundit, nuk janë hasur deklarata të mundshme vlerësuese për Policinë e Kosovës (shih këtu, këtu dhe këtu).


Analiza:

Një llogari në TikTok ka publikuar një video-material, në të cilin pretendohet se Recep Tayyip Erdogan, presidenti i Turqisë ka shprehur komente vlerësuese për Policinë e Kosovës.

Por, pas verifikimit nga hibrid.info, është vërteuar se pretendimi nuk është mbështetur nga asnjë burim apo fakt.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere