• Rreth hibrid.info
  • Metodologjia
  • Impresumi
  • Korrigjime dhe demante
  • Kontakti
  • ADS
  • Raporto
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    No Result
    View All Result
    No Result
    View All Result
    Home Ballina

    Etika mediale në raportimin për fëmijët

    Gentiana Paçarizi by Gentiana Paçarizi
    22/05/2021
    in Ballina, EDU, Shtjellimi i javës
    0
    Etika mediale në raportimin për fëmijët
    0
    SHARES
    249
    VIEWS
    Share on FacebookShare on TwitterShare on Linkedin

    Shkruajnë: Argnesë Haxhiaj & Reita Demi

    Të shtunën e 15 Majit, mediat e Kosovës prapë u vunë ballë raportimit të ndjeshëm rreth abuzimeve seksuale, veç se kësaj radhe raportimi përfshinte edhe fëmije. Me gjithë kodet etike dhe ligjet aktuale, prapë u shpërndanë, në shumicën e mediave online, video e gjurmë që çonin në identifikimin e viktimës dhe personave të përfshirë.  Këto të fundit nuk hezituan aspak që kjo video e ndjeshme, e cila shpërfaqte dhunë, të përdorej si mjet për të kapur audiencat e gjëra. 

    Raportimi mbi sulmet seksuale do të thotë të gjesh jo vetëm gjuhën e duhur, por kontekstin dhe ndjeshmërinë për të komunikuar një traumë që është njëkohësisht thellësisht personale, por gjithashtu një çështje e politikës sociale; e ngarkuar me stigmë shekujsh, diskriminim dhe shtypje. Raportimi mbi dhunën seksuale kërkon ndjeshmëri të veçantë etike, aftësi intervistuese dhe njohuri në lidhje me viktimat, autorët e krimit, ligjin dhe psikologjinë.

    Mbulimi i këtyre ngjarjeve të ndjeshme, gjithmonë, ngre shqetësimet ligjore, etike e profesionale në mbrojtjen e privatësisë të viktimave dhe abuzuesve. Mediat, e sidomos ato online, e kanë shndërruar në traditë që gjatë raportimit rreth këtyre ngjarjeve të thyejnë çdo parim etik, profesional e ligjor.

    Problemet post-raportimi

    Pavarësisht ngjarjes që është në interes të publik, personat e përfshirë në një ngjarje të tillë, qofshin persona publik, apo jo, është obligim i mediave që të mbrojnë identitetin/sferën private të individit dhe të mendojë për mirëqenien e tyre.

    Sipas kodeve etike-profesionale ndërkombëtare, të gjitha viktimave të përfshira në raste të  ndjeshme, automatikisht u garantohet anonimiteti i përhershëm. Madje, edhe Kushtetuta e Kosovës së bashku me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës, neni 39; ‘Mbrojtja e të drejtës për privatësi’ dhe neni 46;  ‘Mbrojtja e fëmijës në masmedia’ së bashku me KPM, mbrojnë, rregullojnë dhe kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre. Gjithashtu edhe Kodi i Mediave të Shkruara,  neni i 6, ‘Mbrojta e femijeve dhe te miturve’ thotë se: Gazetat, portalet dhe agjencitë e lajmeve, në asnjë mënyrë nuk do të identifikojnë fëmijët nën moshën 18 vjeçare të cilët janë të përzier në vepra penale, qoftë si dëshmitarë, apo të pandehur.

    Përkundër këtij rregullimi, në Kosovë, personat të cilët kanë qenë drejtpërdrejt ose tërthorazi të përfshirë në ngjarje të tilla, janë ekspozuar pa asnjë standard etik gazetaresk. Rrjedhimisht, viktimat e përfshira në këto ngjarje traumatizohen edhe më tej nga ana e mediave, së bashku me familjaret dhe rrethin shoqëror, ku ky publicitet parashihet të u shkaktoj turp dhe stigmatizim.

    Efektet e publicitetit të viktimave mund të jenë veçanërisht të vështira për fëmijët, sepse vetë-koncepti i tyre varet shumë nga të tjerët dhe moshatarët, theksojnë autorët Adler, McLellan dhe Pugh, 1999. Fëmijët kanë aftësinë për ndjenjën e turpit dhe sikletit që në moshën 3 ose 4 vjeç dhe hulumtimi nga Abrams, Bennet dhe Gillingham, ka treguar se deri në moshën 10 vjeç, të rinjtë mund të përjetojnë turp vetëm duke hamendësuar ose supozuar se të tjerët i vlerësojnë ata negativisht. Ndërsa, Finkelhor dhe Browne (1985) identifikon stigmatizimin si një nga katër dinamikat kryesore që shpjegon lidhjen midis viktimizimit të abuzimit seksual dhe pasojave negative emocionale dhe sociale për viktimat. 

    Përveç informimit mediat duhet kanë përgjegjësi etike në mbrojtjen e viktimave, andaj gazetaret duhet të sigurohen që brenda tekstit nuk japin asnjë informacion që çon në identifikimin e drejtpërdrejtë ose të tërthortë te viktimave, të tilla si të dhënat personale; emri, mbiemri, mosha, vendbanimi, anëtaret e familjes, pamja, nacionaliteti, vendndodhja e ngjarjes, video, shoqërisë, etj. Gazetarët që raportojnë për këto ngjarje duhet të jenë veçanërisht vigjilentë në lidhje me informacionin që do të njihej gjerësisht brenda komunitetit lokal, ata duhet të dinë që audienca mund të kombinoj informacionin brenda artikullit dhe të bëhet identifikimi i personit, gjë e cila mund të shkaktoj dëme psikologjike e sociale tek viktima. 

    Fatkeqësisht, shumica e mediave në Kosovë, janë duke shkelur këto parime dhe kane tendencë që të publikojnë jo vetëm të dhënat e viktimës si inicialet, vendbanimin por edhe fotografin e saj/tij/tyre dhe të kontaktojnë me familjaret ose të afërmit ose dëshmitaret okularë.

    Që gazetarët të jenë më profesional gjatë raportimit për këto ngjarje, United Nations Communications Group (UNCG), ka përpiluar disa nga pika që ato/ata duhet t’i ndjekin dhe vijojnë si më poshtë:

    1. Balancimin e nevojës se publikut për informacion, kundër dëmtimit ose shqetësimit të mundshëm.
    2. Ndjeshmëri të shtuar kur kanë të bëjnë me fëmijë ose adoleshentë, të mbijetuar të dhunës me bazë gjinore, seksuale, grupe të tjera të prekshme.
    3. Kur raportohet për lajme në lidhje me të mbijetuarit e dhunës, shmangni publikimin dhe  transmetimin e detajeve që cenojnë dinjitetin ose interesat materiale dhe shpirtërore të mbijetuarit/es. 
    4. Balancimi i të drejtës e të një të dyshuari për një gjykim të drejtë, së bashku me të drejtën e publikut për ta ditur.
    5. Të pasur parasysh implikimet afatgjata dhe qëndrueshmërisë së artikullit të publikuar. 

    Në anën tjetër, UNICEF, paraqet 7 udhëzime për gazetaret gjatë raportimit për fëmijë në këto situata:

    1. Mos stigmatizoni më tej asnjë fëmijë; shmangni kategorizimet ose përshkrimet që e ekspozojnë një fëmijë ndaj hakmarrjeve negative – përfshirë dëmtime shtesë fizike ose psikologjike, ose abuzime gjatë gjithë jetës, diskriminim ose refuzim nga komunitetet e tyre lokale.
    2. Gjithmonë jepni një kontekst të saktë për historinë ose imazhin e fëmijës.
    3. Gjithmonë ndryshoni emrin dhe errësoni identitetin vizual/ ose mos përdorni, të çdo fëmije që identifikohet si:
      • një viktimë e abuzimit seksual ose shfrytëzimit,
      • një autor i abuzimit fizik ose seksual,
      • HIV pozitiv, ose që jetojnë me AIDS, përveç nëse fëmija, prindi ose kujdestari jep pëlqimin plotësisht të informuar,
      • i akuzuar ose i dënuar për një krim.
    4. Në rrethana të caktuara të rrezikut ose rrezikut të mundshëm të dëmit ose ndëshkimit, ndryshoni emrin dhe errësoni identitetin vizual të çdo fëmije që identifikohet si:
      • Fëmijë pjesëtar i grupeve kriminale/ekstremiste
      • një azilkërkues, një refugjat ose një person i zhvendosur brenda vendit.
    5. Në raste të caktuara, përdorimi i identitetit të fëmijës (emri i tij dhe / ose imazhi i njohur) është në interesin më të mirë të fëmijës. Sidoqoftë, kur përdoret identiteti i fëmijës, ai ende duhet të mbrohet nga dëmtimi dhe të mbështetet në rast të ndonjë stigmatizimi ose hakmarrjeje. Për shembull:
      • kur një fëmijë fillon kontaktin me një reporter, duhet respektuar të drejtën e tij për shprehje
      • kur një fëmijë është pjesë e një programi të qëndrueshëm të aktivizimit ose mobilizimit shoqëror dhe dëshiron të identifikohet si i tillë
      • kur një fëmijë është i angazhuar në një program psiko-social dhe pretendimi i emrit dhe identitetit të tyre është pjesë e zhvillimit të tyre të shëndetshëm.
    6. Konfirmoni saktësinë e asaj që fëmija ka për të thënë, ose me fëmijë të tjerë ose me një të rritur, mundësisht me të dy.
    7. Kur dyshoni se një fëmijë është në rrezik, raportoni mbi situatën e përgjithshme për fëmijët sesa për një fëmijë individual, pa marrë parasysh sa e vlefshme është historia.

     Një qasje e EMI-t për edukimin seksual dhe rolin e medias

    Një perspektive tjetër nga e cila mund të shikohen ngacmimet seksuale është mungesa e njohurive rreth seksit të mirëfilltë. Me mungese të Edukimit Seksual, hezitimit të diskutimit të këtyre temave nga prindërit, posedimi i teknologjive bën që fëmijët të kërkojnë informacion diku tjetër; duke filluar së pari nga bashkëmoshatarëve të tyre, pastaj në mediat ku ata kanë qasje. Studimet tregojnë se të rinjtë në Evropë çdo herë e më shumë kanë qasje në internet, kanë telefona të mençur, tabletë, dhe  televizion, ndërsa, gjithashtu, kanë qasje ose posedojnë revista të profilizuara për gra ose burra, ku poashtu ka informacion rreth seksit. Sipas studimit ‘Fëmijët e BE në internet’, fëmijët nga 9-16 vjet kanë parë imazhe seksuale në internet.

    Ndërsa mjetet e komunikimit masiv si televizioni, interneti, revistat, filmat, muzika dhe mediat sociale kanë një rëndësi të madhe për të rinjtë sepse i lejojnë ata të qëndrojnë të lidhur, ato gjithashtu gjenerojnë informacione rreth seksualitetit. Prandaj, masmediat gjithnjë e më shumë sigurojnë edukim seksual për të rinjtë përveç kurrikulës shkollore e prindërve.

    Pyetja që duhet të parashtrohet këtu është nëse ky informacioni i marrë nga mjetet e komunikimit masiv është adekuat.

    Me mungesë të Edukimit Digjital i cili hyn në kuadër të Edukimit Medial, fëmijët bëjnë navigim të çrregullt në internet dhe nuk arrijnë të dallojnë mes marrëdhëniet reale dhe atyre pamjeve që shfaqen në internet, ku bazuar në to ndërtojnë konceptin e realizimit të marrëdhënieve.

    Gjithçka, mënyra se si ndërtohemi, ka të bëjë me dhënien e një shembulli të mirë ose jo. Fëmijët ndërtojnë vetën bazuar në modelet që ekspozohen, me mungesën e Edukimit Medial dhe Edukimit Seksual, ata përvetësojnë rolet që shohin në internet të cilat në të shumtën e rasteve janë të pashëndetshme. Miranda Horvath, një profesoreshë në Universitetin Middlesex, thekson se “nëse ne fillojmë t’i mësojmë fëmijët për barazi dhe respekt kur ata janë 5 ose 6 vjeç, në kohën kur ata hasin pornografi, në adoleshencën e tyre, ata do të jenë në gjendje të zgjedhin dhe të shohin mungesën e respektit dhe emocioneve që na jep pornografia. Ata do të jenë të pajisur më mirë për t’u marrë me ato me të cilat po paraqiten’’.

    Një nga shqetësimet më të mëdha të edukimit seksual jo të duhur dhe navigimit të dëmshëm është qasja e lehtë në pornografi që ofrojnë platformat digjitale siç janë website. Nëse fëmija ose i riu që kërkon në informacione në internet do e kuptonte esencën e funksionit të pamjeve dhe informacioneve të shfaqura aty, atëherë ata do të klikonin në sajte ku ofrohen informacione të sakta, gjë që do ishte pozitive. Mirëpo, me njohuritë aktuale të të rinjve rreth veprimit të mediave,  pjesa më e madhe e ekspozimit të tyre është në pornografi dhe kështu ata marrin mesazhe të shtrembëruar, të dhunshme dhe devijuese në lidhje me marrëdhëniet dhe sjelljen seksuale që duhet t’i përvetësojnë.

    Nisur nga ajo se të rinjtë do hasin ose do kërkojnë pornografi në një pikë ose tjetrën, si dhe mesazhin që marrin nga mediat e tjera për seksin, duke vendosur në konsiderate këtë kërcenim serioz të shëndetit psikologjik- seksual të të rinjve që do çonte në sjellje devijuese, prindërit duhet të marrin një rol aktiv në përdorimin e internetit të fëmijëve dhe të komunikojë më ta për marrëdhënie të shëndetshme dhe seksualitet në moshat e hershme. Kështu, ata i ndihmojnë atye të kontekstualizojnë dhe të marrin vendime për atë që po shohin në internet.

    Ekzistojnë tre lloje kryesore të rreziqeve në internetit për fëmijët dhe ndahen:

    • Rreziqet e përmbajtjes; Fëmijët e moshës shkollore pavetëdijshëm mund të qasen në pamje shqetësuese, të neveritshme ose edhe të pakëndshme siç janë; pornografi, imazhe të mizorisë ndaj kafshëve dhe dhunë fizike reale ose të simuluar.
    • Rreziqet prej kontakteve; Këto rreziqe përfshijnë fëmijët që bijnë në kontakt me njerëz që nuk i njohin apo dukuri të tilla si Catfishing. Një fëmijë mund të bindet të takojë dikë që nuk e njeh, të ndajë informacione personale me të panjohur ose të japë detaje kontakti pasi të klikojë në mesazhet reklamuese që njihen si pop-up.
    • Rreziku nga përvetësimi i sjelljeve; Një fëmijë mund të manifestoj sjellje të cilat i ka përvetësuar nga pamje agresive në të cilat është ekspozuar në internet.

    Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, nenin 53; ‘Masat kundër faqeve të internetit me përmbajtje pornografike dhe të atyre që dëmtojnë shëndetin dhe jetën e fëmijës’, ndalon dhe rregullon navigimin në të mirë të tyre, ku i obligon institucionet përgjegjëse të ofrojnë internet të sigurt në hapësirat publike, duke përfshirë vendosjen e filtrave dhe kufizimeve në faqet që kanë përmbajtje joadekuate për fëmijët. Këto filtëra duhej të përdorën edhe nga prindërit për të rregulluar përmbajtjen që fëmijët e tyre mund të kenë qasje në telefon, apo ndonjë pajisje tjetër.

    Më poshtë, janë edhe disa pika që prindërit/mësuesit/kujdestaret mund t’i përdorin për adresimin e këtyre çështjeve:

    1. Flisni me fëmijët për seksin dhe marrëdhëniet e shëndetshme që në moshë shumë të hershme. Pasi që ata janë të ekspozuar ndaj imazheve seksuale në media të ndryshme, duhet të krijoni një dialog të hapur dhe të sinqertë me ta në mënyrë që pyetjet e tyre të marrin përgjigje nga ju dhe jo nga interneti.
    2. Ushtroni aftësitë e tyre të të menduarit kritik në lidhje me stereotipet seksuale. Vini në dukje se si djemtë dhe vajzat përshkruhen në pako lodrash, në katalogë veshjesh, në reklama ose në filma. Diskutoni se si këto stereotipe ndryshojnë nga realiteti i tyre dhe për mesazhet seksuale në media të ndryshme.
    3. Përdorni softuer filtrues në kompjuterin tuaj ose bllokoni përmes ofruesit të internetit përmbajtjen e qartë seksuale, ose përdorni opsionet e filtrimit prindëror të disponueshme në motorët e kërkimit si Google.
    4. Pas një moshe, motorët e kërkimi dhe bllokimi i pornografisë nuk janë më zgjidhje. Kështu, qasja më e mirë për prindërit e adoleshentëve është një dialog i vazhdueshëm që pranon interesin e tyre për marrëdhëniet dhe seksin si normal dhe i ndihmon ata të zhvillojnë aftësitë e të menduarit kritik që u duhen për të marrë vendime të mira në internet.
    5. Ndihmoni fëmijët tuaj të kuptojnë efektet e dëmshme të imazheve që abuzojnë gratë ose vajzat ose që u bëjnë presion djemve të përshtaten me një model të gjinisë mashkullore të përqendruar në aftësinë seksuale.
    6. Drejtoni fëmijët tuaj në faqet e internetit me cilësi të mirë që ofrojnë informacion për të rinjtë mbi seksualitetin dhe shëndetin.
    7. Vendosni rregulla të qarta për vizitat në faqet pornografike. Bërja e qartë e vlerave dhe pritjeve tuaja për fëmijët tuaj është një nga mënyrat më efektive për të ndikuar në sjelljen e tyre.

    Pajisja e fëmijëve me Edukimit Medial rrjedhimisht Edukim Digjital, pajis të rinjtë me shprehi kritike kërkuese brenda botës digjitale e cila siguron një mjedis të sigurt dhe stimulues në internet dhe në media në përgjithësi.

    Gentiana Paçarizi

    Gentiana Paçarizi

    Related Posts

    Dora e djathtë dhe këmba e një vajze 4-vjeçare në Bondua, Grand Gedeh County, Liberi, e cila zbulon lezione të shumta makulopapulare të lisë së majmunit. Burimi: Science Source
    Bota

    Çfarë është Lija e Majmunit, virusi që po i infekton njerëzit në SHBA dhe Evropë?

    21/05/2022
    Kufiri mes dezinformimit dhe lirisë së shprehjes
    Ballina

    Kufiri mes dezinformimit dhe lirisë së shprehjes

    19/05/2022
    Vuçiq pretendon rrejshëm se nga fushata e NATO-s janë vrarë 82 fëmijë serbë
    Analizë

    Vuçiq pretendon rrejshëm se nga fushata e NATO-s janë vrarë 82 fëmijë serbë

    13/05/2022
    • Trending
    • Comments
    • Latest
    Qeveria serbe pretendon që, grabitjet në kishat serbe në Kosovë, t’i ndërlidh pa fakte me veprimet e institucioneve të Kosovës

    Qeveria serbe pretendon që, grabitjet në kishat serbe në Kosovë, t’i ndërlidh pa fakte me veprimet e institucioneve të Kosovës

    03/02/2022
    Pushtimi në Ukrainë: Bëhen virale pretendimet e rreme se lufta është një mashtrim

    Pushtimi në Ukrainë: Bëhen virale pretendimet e rreme se lufta është një mashtrim

    10/03/2022
    Mbahet për herë të parë trajnimi për gazetari digjitale

    Mbahet për herë të parë trajnimi për gazetari digjitale

    28/04/2022
    Konflikti në Ukrainë: Imazhet mashtruese të shpërndara gjatë 24 orëve të fundit

    Konflikti në Ukrainë: Imazhet mashtruese të shpërndara gjatë 24 orëve të fundit

    25/02/2022
    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    Edhe 11 raste të reja me coronavirus në Kosovë, ndërsa shërohen dy pacientë

    0
    Manuale për fact checking

    Manuale për fact checking

    0
    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    Si t’i dalloni lajmet e rreme në kohën e fushatës në rrjete sociale

    0
    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    Mediet në Kosovë gjatë periudhës së COVID-19

    0
    Pretendimi se Kurti do të takohet me Kamala Harris, i pa verifikuar dhe i rremë

    Pretendimi se Kurti do të takohet me Kamala Harris, i pa verifikuar dhe i rremë

    23/05/2022
    Titull nxitës: Pretendohet rrejshëm se do të lejohet tërheqja e parave nga Trusti

    Titull nxitës: Pretendohet rrejshëm se do të lejohet tërheqja e parave nga Trusti

    23/05/2022
    Vazhdon publikimi i pretendimeve të rreme rreth ndarjes së ndihmave financiare

    Vazhdon publikimi i pretendimeve të rreme rreth ndarjes së ndihmave financiare

    23/05/2022
    Titull mashtrues: Nuk ofrohet mundësia për të parë faturën mujore

    Titull mashtrues: Nuk ofrohet mundësia për të parë faturën mujore

    21/05/2022
    Facebook Twitter Youtube LinkedIn
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • ADS



    +383(0)44313428


    info@hibrid.info

    Copyright © 2021 hibrid.info

    No Result
    View All Result
    • Home
    • Analizë
      • Fact Checking
      • Fake agjenda
    • Media
      • Vendi
      • Rajoni
      • Bota
    • Publikimet
    • Opinione
      • Op-ed
      • Blog
    • Rrenë
      • Lajme të rreme
      • Mediat e dyshimta (vendore)
      • Mediat e dyshimta (ndërkombëtare)
    • Video
    • Covid-19
    • EDU
      • Edukimi medial
      • Shtjellimi i javës
      • Çrregullimi informativ
      • Burime të hapura
    • Rreth hibrid.info
    • Metodologjia
    • Impresumi
    • Korrigjime dhe demante
    • Kontakti
    • Raporto
    • Publikimet

    Copyright © 2021 hibrid.info

    Raporto

    0 / 50
    0 / 1000