Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia e vjetër e Kurtit me Jasharin paraqitet rrejshëm si e realizuar pas tubimit të VV-së në Skenderaj

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Në një postim në Facebook është pretenduar se Rifat Jashari e ka pritur kryeministrin dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas tensioneve në tubimin e partisë së tij në Skenderaj më 27 janar, në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Pretendimi i llogaria “Lajme Nga Bota” vazhdon me fjalinë se familja e Adem Jasharit “edhe njëherë e dëshmoi se janë krah Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit”.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve, del se pretendimi është i rremë – fotografia është e vjetër e se familja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari është deklaruar që nuk përfshihet në procesin zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.


“Rifat Jashari del e pret Kryeministrin Albin Kurti në Skenderaj, pasi që disa militanta të Pdk-së deshtën ta anulojnë tubimin e Vetvendosjes në Skenderaj, Familja heroike e Adem Jasharit edhe njëherë e dëshmoi se janë krah Vetvendosjes dhe Albin Kurtit”, thuhet në pretendimin e faqes “Lajme Nga Bota”.

Hibrid.info duke përdorur programin e automatizuar “InVID” ka gjetur se fotografia e përdorur në këtë pretendim qe publikuar në mars të 2023-s, në kuadër të shënimeve të “Epopesë së UÇK-së”. (shih këtu dhe këtu)

Ndërsa për pretendimin se Kurti është pritur nga Jashari pas tensioneve në Skenderaj, nuk është gjetur në asnjë medium kredibil edhe pas kërkimit në motorin online “Google”.

Ndërkohë pretendimi se familja e Adem Jasharit e ka treguar mbështetjen për Vetëvendosjen dhe Albin Kurti, nuk është i bazuar në fakte. Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit, pati deklaruar më 11 dhjetor se familja e tij “mbetet e palëkundur në qëndrimet e saj për të qëndruar jashtë përfshirjes aktive në partitë politike dhe proceset zgjedhore” (shih këtu). Reagimi ishte bërë pas raportimeve se motra e tij, Besarta Jashari, do të jetë kandidate për deputete në zgjedhjet e 9 shkurtit.


Çka ndodhi në Skenderaj?

Në mbrëmjen e 27 janarit, disa qytetarë kanë protestuar para ambienteve ku ishte planifikuar mbajtja e tubimit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të saj Albin Kurti. Sipas pamjeve të publikuara online, Policia ka ndërhyrë në aksionin e protestuesve. (shih këtu)


Analiza:

Në një postim në Facebook është pretenduar se kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas tensioneve në tubimin e partisë së tij në Skenderaj më 27 shkurt, është pritur nga Rifat Jashari. Pretendimi vazhdon tutje duke theksuar se kjo dëshmon që familja e komandantit të UÇK-së, Adem Jashari, është krah Vetëvendosjes.

Por pas verifikimit të fakteve del se fotografia e pretenduar, në të cilën Kurti shihet me Rifat Jasharin, është e vitit 2023. Po ashtu, familja Jashari ka dalë me qëndrim se do të vazhdojë të qëndrojë jashtë përfshirjes aktive në partitë politike dhe proceset zgjedhore.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere