Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Gazetari amerikan nuk foli për Thaçin, audioja është gjeneruar me inteligjencë artificiale

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një video-material që shfaq një person teksa flet, me mbishkrimin që pretendon se bëhet fjalë për një gazetar, i cili është shprehur i befasuar nga fjalët e këqija për ish-presidentin Hashim Thaçi, pas takimit me disa shqiptarë nga diaspora.

Kjo përmbajtje është publikuar dje (2 mars) nga një llogari me emrin “shqip010”. Përveç mbishkrimit, edhe në audion nga kjo video, dëgjohet i njëjti pretendim.

Cila është e vërteta?

Audioja që dëgjohet në video, është e gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale (IA). Personi në pamje nuk flet për atë që pretendohet.

Audioja e transkriptuar nga video:

“Takova disa pjesëtarë të diasporës shqiptare nga Kosova. Menjëherë filluan të më flasin për krimet e Hashim Thaçit. U habita, pasi prisja që të flisnin për krimet, masakrat dhe shkatërrimet serbe nga Serbia, por jo. I pyeta nëse kishin prova për këto akuza për krime, por më dhanë vetëm fjalë. Disa nga këto akuza i kisha dëgjuar edhe nga eksponentët serb vite më parë”.


Përmes programit të automatizuar të kërkimit, “InVID”, hibrid.info ka gjetur këtë video të publikuar në Youtube.

Në bazë të përshkrimit dhe asaj që dëgjohet, është vërtetuar se bëhet fjalë për Dale Hansen, komentator i sportit, i cili flet për çështje që nuk ka të bëjë aspak me ish-presidentin Thaçi.

Githashtu, nëpërmjet ”HiveModeration.com”, platformë për identifikimin e përmbajtjeve të gjeneruar nga IA, hibrid.info ka gjetur se audioja e video-materialit të trajtuar, mund të jetë krijuar nga kjo tekonologji.


Ndërsa, rezultatet nga kërkimi në “Google”, nuk kanë shfaqur ndonjë prove, që tregon se gazetari Dale Hansen, ka shprehur qëndrim për ish-presidentin Thaçi (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se një gazetar (Dale Hansen) është shprehur i befasuar nga fjalët e këqija për ish-presidentin Hashim Thaçi, pas takimit me disa shqiptarë nga diaspora është i pavërtetë.

Audioja e videos me anë të së cilës është dhënë ky pretendim, është gjeneruar nga IA, ndërsa gazetari në fjalë nuk ka përmendur publikisht asnjëherë Thaçin.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere