[email protected]
Haxhiu nuk ka deklaruar se duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “gjithckafresh.info” ka publikuar një artikull me titull “Haxhiu: “PATJETËR duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme dhe ta mbyllin Kosovën 2 muaj“.

Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, u gjet se kjo deklaratë e deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, është e vjetër, të cilën ai e dha më 3 gusht të këtij viti. Portali i dyshimtë “gjithckafresh.info” morri këtë lajm të vjetër të cilit i vuri titull të rremë, duke pretenduar se ky deputet i PDK-së ka kërkuar që të mbyllet vendi për dy muaj, si pasojë e pandemisë COVID-19.

Teksti origjinal i artikullit të publikuar në “gjithckafresh.info”

Haxhiu: “PATJETËR duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme dhe ta mbyllin Kosovën 2 muaj“

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu tha se sot Kosova ka kapacitet t’i bëjë nga 700 deri në 1000 teste në ditë. Ndërsa, pse nuk bëhen duhet të përgjigjen përgjegjësit shëndetësor.

Sipas tij, sot situata është më serioze se sa të shikohet kush çka ka bërë. Kam kërkuar që të vendoset gjendja e jashtëzakonshme, dhe kjo gjendje nuk do të t

Vegëza e artikullit të publikuar në “gjithckafresh.info”

https://gjithckafresh.info/news/2187?fbclid=IwAR1QOfdNOtSodEbxOtUiHsXNzpcUb028KfSjRNURQSNUI9VLzwQ3o062oDI


Ndërsa në deklaratën në të cilën është bazuar ky artikull i “gjithckafresh.info”, Haxhiu kishte thënë:

“Kam kërkuar që të vendoset gjendja e jashtëzakonshme, dhe kjo gjendje nuk do të thotë mbyllje por kufizim të disa veprimtarive dhe shtetit i jepet mundësia ti ndihmojë ata që kanë nevojë me procedura të shpejta”.

Më poshtë mund të gjeni vegëzat e artikullit origjinal të publikuar në kohë reale nga disa media online:

http://www.arbresh.info/lajmet/%E2%80%8Bhaxhiu-duhet-shpallur-gjendja-e-jashtezakonshme/


Analiza:

“gjithckafresh.info” ka përdorur lajm të vjetër, të cilin e ka publikuar si aktual. Gjithashtu, këtij lajmi i ka ndryshuar titullin, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info këtë shkrim e kategorizon si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others