Të fundit | Hadley nuk ka bërë deklaratën e pretenduar për Gjykatën Speciale Të fundit | Titulli nuk tregon se bëhet fjalë për Malajzinë, ndërsa artikulli përmban p… Të fundit | Rishikimi i javës: Imazhe të gjeneruara me IA, dezinformata dhe tituj çorie… Të fundit | Pse lajmet e kronikës së zezë tërheqin kaq shumë klikime? Të fundit | Përmes imazhit të gjeneruar me IA pretendohet pa baë se Kurti ka kërkuar zy… Të fundit | Media ruse pretendon rrejshëm se FSK-ja po përgatitet të shkojë në veri Të fundit | Kryeprokurorja e Pejës nuk është shkarkuar, por suspenduar Të fundit | Edukimi medial në arsim – nga gjetjet te veprimi Të fundit | Pretendimet për arrestimin e tre serbëve në Istog nuk përputhen me komunika… Të fundit | Publikimi për tarifat e studentëve në Kosovë nuk sqaron se ato burojnë nga…
[ ARTIKULLI ]

Hadley nuk ka bërë deklaratën e pretenduar për Gjykatën Speciale

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

LAJM I RREMË

Një postim në Facebook i atribuon rrejshëm Stephen Hadleyt një deklaratë për Gjykatën Speciale të Kosovës.

Një imazh i publikuar në Facebook i atribuon Stephen Hadleyt, ish-këshilltarit për Siguri Kombëtare të presidentit amerikan George W. Bush, një deklaratë kundër Gjykatës Speciale të Kosovës.

Në të pretendohet se ai ka deklaruar se, Evropa, përmes kësaj gjykate dhe në interes të Serbisë, e ka fundosur luftën çlirimtare të Kosovës dhe se Bashkimi Evropian do t’i kërkojë falje popullit të Kosovës.

Kjo përmbajtje u publikua nga një llogari anonime në grupin “LIRIA KA EMËR” në Facebook (shih këtu).

Çka nuk shkon me këtë përmbajtje?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, kjo deklaratë nuk gjendet në ABC News, ku pretendohet se Hadley e ka dhënë intervistën, dhe as në ABC News Albania.


Po ashtu, nuk janë gjetur burime të besueshme që dëshmojnë se ai ka bërë një deklaratë të tillë (shih këtu).

Në këtë publikim mungojnë të dhënat themelore që do të mundësonin verifikimin e deklaratës, si data e intervistës, emisioni, lidhja e publikimit apo ndonjë transkript i saj.

Në ueb-faqen zyrtare të ABC News Albania nuk gjendet e publikuar ndonjë intervistë e Hadleyt lidhur me Gjykatën Speciale (shih këtu). Ndërsa te arkiva në ueb-faqen zyrtare të televizionit ABC News, gjendet një intervistë e Hadleyt për emisionin “This Week”, e publikuar më 25 mars 2018, ku ai diskutoi zhvillimet në administratën amerikane dhe çështje të sigurisë kombëtare.

Megjithatë, transkripti i kësaj interviste nuk përmban deklaratën e pretenduar për Kosovën dhe Gjykatën Speciale (shih këtu).


Analiza

Pretendimi se Stephen Hadley ka deklaruar për ABC News se Evropa, përmes Gjykatës Speciale, ka vepruar në interes të Serbisë dhe se BE-ja do t’i kërkojë falje popullit të Kosovës, nuk mbështetet nga asnjë burim i gjetur gjatë këtij verifikimi.

Deklarata nuk është gjetur në ABC News apo ABC News Albania, ndërsa publikimi në Facebook nuk ofron asnjë dëshmi për autenticitetin e saj.

Prandaj, bazuar në metodologjinë e Hibrid.info, kjo përmbajtje vlerësohet si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere