Të fundit | Keqinformatat e mundshme deri në përfundimin e afatit të zgjedhjes së presi… Të fundit | Hibrid.info në shënjestër të fushatës dezinformuese ruse “Matryoshka” me na… Të fundit | Pretendim i pasaktë, bëhet fjalë për tërheqjen e planit për një tjetër xham… Të fundit | Paraqiten si fakte të kryera ndarja e shtesave për fëmijë dhe pensionistë Të fundit | Foda s’ka deklaruar se publikimi i formacionit të Turqisë nga gazetarët ndi… Të fundit | “Information Laundering”: Si transformohet dezinformimi në “fakt” në epokën… Të fundit | Ramush Haradinaj nuk deklaroi se diaspora e do Kosovën më pak Të fundit | Raportohet pasaktë për vdekjen e Khameneit, i atribuohet një llogarie gjoja… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti kroat Millanoviq ka lavdëruar Kurtin Të fundit | Bajrami nuk ka thënë “më mirë të ishim nën qeverisjen e Vuçiqit”
[ ARTIKULLI ]

Imazhi i realizuar në Siri gjatë vitit 2016, paraqitet si i një fëmije palestinez

HIBRID

Faqja “Adhurim Caps” në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe, ka publikuar me datën 27 tetor një fotografi duke pretenduar se është një fëmijë palestinez i plagosur nga sulmet izraelite.

Duke u bazuar në postimet e fundit të kësaj faqe, e cila publikon përmbajtje të konfliktit aktual Hamas-Izrael, lë të kuptohet se me anë të këtij imazhi pretendohet se i njëjti është aktual.

Por pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është verifikuar se fotografia e publikuar nga faqja e përmendur më lartë, është shkrepur në vitin 2016 dhe nuk ka të bëjë me konfliktin aktual Hamas-Izrael, por në fakt është fotografi nga sulmet e bombardimeve ruse në Aleppo.


Vegëza e postimit e postimit e publikuar në Facebook nga faqja “AdhurimCaps”:

https://www.facebook.com/photo/?fbid=827614216034484&set=a.506223008173608


Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka gjetur imazhin e njëjtë të publikuar në vitin 2016 në mediumet e huaja si “CNN” dhe “Mirror”.

Fotografia shfaq një fëmijë duke qarë pas bombardimeve tw Rusisw ndaj civilëve në Aleppo të Sirisë, dhe në bazë të përshkrimit të fotografisë tregohet se ky imazh është marrë nga “Getty Images”, i shkrepur më 11 tetor 2016.


Analiza:

Një faqe në Facebook ka publikuar një imazh, me anë të së cilit ka pretenduar të paraqes situatën aktuale nga konflikti Hamas – Izrael.

Por pas verifikimit është gjetur se kjo fotografi është e vjetër(2016), dhe nuk shfaq aktualitetin në Gaza.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere