Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Kurti nuk ka dërguar ushtarë në Ukrainë

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news87media.com”, ka publikuar një artikull me titull “E gjitha bota po flet për të, Albin Kurti dërgon Ushtrinë e Kosovës në luftë kundër Rusisë”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, dhe ka vërtetuar se titulli është i sajuar dhe nuk përputhet me përmbajtjen.

Nga ajo që pretendohet në titullin e vendosur nga ky portal i dyshimtë, lë të kuptohet se Kurti ka dërguar FSK-në në luftë kundër Rusisë. Por ky pretendim nuk mbështetët edhe nga përmbajtja, pasi që në të paraqitet një lajm i datës 9 dhjetor nga “indeksonline.net”, ku thotë se “Kryeministri Albin Kurti është shprehur i gatshëm të dërgojnë ushtarë të FSK-së në Ukrainë, nëse këtë gjë e kërkon NATO, pas konfliktit Ukrainë-Rusi”.

Vegëza e artikullit të publikuar në “news87media.com”:

https://news87media.com/712?3&fbclid=IwAR31XN9f5N5JKLRxZUZ4IyHuB_rW_t6oRRWtBkOhSV9zKo9U97YxHOFvfLg
https://news87media.com/712?3&fbclid=IwAR31XN9f5N5JKLRxZUZ4IyHuB_rW_t6oRRWtBkOhSV9zKo9U97YxHOFvfLg

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është gjetur artikulli autentik i publikuar më 9 dhjetor nga portali “indeksonline.net”, i cili edhe është cituar nga portali i dyshimtë “news87media.com”.

Vegëza e artikullit të publikuar në kohë reale nga “indeksonline.net”:

https://indeksonline.net/kurti-i-gatshem-ta-dergoje-fsk-ne-ne-ukraine-nese-ia-kerkon-nato/


Analiza:

“News87media.com” ka publikuar një artikull të datës 9 dhjetor, ku shkruan se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i gatshëm ta dërgojë FSK-në në Ukrainë, nëse ia kërkon NATO.

Ndërsa këtij artikulli, ky portal i dyshimtë i ka vënë qëllimshëm titull të sajuar me pretendim të rremë se Kurti tashmë e ka dërguar ushtrinë në luftë kundër Rusisë, në konfliktin që kjo e fundit e ka me Ukrainën.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere