[email protected]
Pretendimi se “sot do të vendoset për masa të reja anti Covid në Kosovë”, i pa qëndrueshëm
shape
shape
shape

Portali “botasot.info” sot rreth orës 8 të mëngjesit (e mërkurë), ka publikuar një artikull me titull “Sot masa të reja anti Covid në Kosovë”.

Këtë artikull “botasot.info” e ka bazuar në njoftimin e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, e cila me datë 6 gusht kishte bërë të ditur se pas takimit të mbajtur ndërmjet drejtorit të departamentit të sallave të dasmave pranë OHT, Driton Hoti dhe ministrit të shëndetësisë, Arben Vitia, është marrë një vendim pas ngritjes së rasteve e të infektuarve me Covid-19.

Në këtë njoftim thuhet se “Çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marë pjesë në çdo aktivitet shoqërorë, qoftë qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marë vaksinën anti-covid, sepse nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet. Ndërsa sa i përket stafit punues të këtyre sektoreve obligohen që deri më datë 12 gusht të përfundojnë të paktën dozën e parë të vaksinimit.  Gjithashtu sa i përket orarit të klubeve të natës u bisedua që të ketë zgjatje pra këto aktivitete të fillojnë nga ora 23:00 deri në ora 03:00 pas mesnate. Këto vendime priten të hynë në fuqi me datë 11.08.2021”.

Vegëza e njoftimit të OHT-së në Facebook:

https://www.facebook.com/ohtks/posts/341000504347786


Pra, portali “botasot.info” është thirrur vetëm në këtë njoftim, por nuk është bazuar në asnjë burim zyrtar rreth marrjes së masave të reja anti-covid në Kosovë.

Në tekstin e publikuar nga “botasot.info” duke iu referuar masave të reja, thuhet se “Qeveria e Kosovës sot ka njoftuar se do të mbajë mbledhjen e radhës në ora 10:00 por nuk ka treguar pikat e rendit të ditës”. Megjithatë në mbledhjen e Qeverisë nuk është marrë ndonjë vendim për kufizim të masave.

Pjesë nga tekti i artikullit të publikuar në “botasot.info”:

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive është 2,640, ndërsa në njoftimin për media lidhur me masat e reja antiCOVID-19 nga Oda e Turizmit dhe Hotelierisë ditë më parë kanë njoftuar se vendimi pritet të merren sot, më 11 gusht.

Qeveria e Kosovës sot ka njoftuar se do të mbajë mbledhjen e radhës në ora 10:00 por nuk ka treguar pikat e rendit të ditës.

Vegëza e artikullit të publikuar në “botasot.info”:

https://www.botasot.info/kosova/1645863/sot-masa-te-reja-anti-covid-ne-kosove/?fbclid=IwAR2W2SYTgrAJd4ATHDDvE711yZF9xXocnUh6CMO0wcoYnMG-0w8ynPC99Aw

Ndërkohë, gjatë ditë është mbajtur mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Mirëpo, në asnjë pikë të diskutimit të kësaj mbledhjeje, nuk është vendosur për masa të reja anti – COVID-19.

Për më tepër edhe Ministria e Shëndetësisë, në një prononcim për media të dhënë nga zyrtarët e saj, kanë bërë të ditur se janë duke shqyrtuar mundësitë e kufizimit të lëvizjes. Por jo të marrin ndonjë vendim sot, ashtu siç pretendohet. (shiko këtu)


Analiza:

Në titullin e artikullit të publikuar në “botasot.info” pretendohet se “Sot do tw ndwrmirren masa të reja anti Covid në Kosovë”. Por, i njëjti pretendim nuk trajtohet në përmbajtjen.

Ky pretendim për vendosjen e masave të reja nuk është i bazuar në asnjë burim zyrtar, por vetëm në njoftimin e OHT-së, ku është thënë që kjo gjë pritet të ndodhë me 11 gusht.

Por, në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur sot (11 gusht) nuk është marrë asnjë vendim lidhur me kufizimin e masave anti-covid. Edhe nga Ministria e Shëndetësisë nuk thonë se do të marrin sot ndonjë vendim për kufizim të masave, por se janë duke i shqyrtuar mundësitë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others